MAQEDONI - Partia Bashkimi Demokratik për Integrim do të kërkojë ndryshimin e himnit shtetëror të Maqedonisë. Lajmin e jep agjencia informative INA e cila citon një artikull të të përditshmes maqedonase "Den".
Sipas gazetës, burime të larta partiake, të afërta me liderin e BDI-së Ali Ahmeti kanë thënë se në axhendën e tyre është edhe ndryshimi i himnit shtetëror, ku do të jenë të pranishme edhe elementet e bashkësisë etnike shqiptare, që janë popull i dytë në Maqedoni.
“Në BDI janë të vetëdijshëm se tani është atmosfera më e përshtatshme për të hapur këtë çështje, kur vendi po përballet me probleme dhe mospajtime të mëdha politike në planin ndëretnike”, shkruan gazeta. Në artikull nënvizohet fakti se shqiptarët asnjëherë nuk aplikojnë apo këndojnë himnin e Maqedonisë, por në ngjarjet e tyre kombëtare dhe në nivel zyrtar përdorin himnin kombëtar shqiptar.
Çështja e himnit shtetëror të Maqedonisë u trajtua ditëve të fundit kur në shumë aktivitete u përdor himni shqiptar, gjë që u vlerësua si provokim. Prokuroria e përgjithshme e Maqedonisë ka ngritur hetime mbi këtë çështje, për përdorimin e një himni, siç thuhet të një shteti tjetër.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com