Kërkon ndjesë Laura Vorpsi:
“S’kam pas për qëllim të fyej askënd”

Kërkon ndjesë Laura Vorpsi:<br />“S’kam pas për qëllim të fyej askënd”
“Jabanxhinjtë duhet të hyjnë me vizë në Tiranë”, ishte deklarata që ka ndezur zërat pro dhe kundër Zëdhënëses së Partisë Demokratike prej disa ditësh. Zëdhënësja e(PD), Laura Vorpsi, u përfshi në një skandal mediatik, pasi pohoi se shqiptarët që nuk janë nga Tirana duhet të hyjnë në kryeqytetin shqiptar me viza.

Kjo deklaratë ka bërë që rrjetet sociale të mbushen me foto ironizuese dhe mesazhe kontraverse kundrejt bukuroshes së PD-së, e cila tha se personat që s’janë “tironsa” nuk duhet të hyjnë pa viza në Tiranë.

Duke qenë në qendër të sulmit, Vorpsi ka reaguar përmes faqes së saj zyrate në “Facebook” duke thënë se nuk ka pas përqëllim të fyej askënd.

“Ditët e fundit është spekulluar shumë mbi një batutë timen në emisionin “Opinion”. Nuk kam dashur të bëhem pjesë e këtij debati të nxitur nga njerëz të caktuar që kërkojnë të keqinterpretojnë gjithçka dhe të hedhin baltë mbi gjithkënd. Por, meqë ky debat është keqinterpretuar shumë ditët e fundit, po ju them se në asnjë rast dhe për asnjë moment nuk kam dashur të fyej asnjë njeri që ka zgjedhur Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, të ndërtojë jetën e tij dhe të fëmijëve të tij. Tirana është e të gjithë Shqiptarëve kudo ku ata jetojnë. Ashtu siç ishte dhe e nënës time e cila e ardhur nga Kosova ndërtoi jetën e saj në këtë qytet. Nëse dikush ka mbetur sado pak i prekur nga ai emision unë i kërkoj ndjese pasi nuk kisha asnjë qëllim tendencioz. Përkundrazi unë jam e lumtur për miqtë dhe bashkpunëtorët e mi që vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë sikunder jam po aq krenare për nënën time nga Kosova sa dhe për babain tim nga Tirana!”, përfundon Vorpsi.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Amerika ime

Edison Ypi: Amerika ime