Kërkon të shpëtojë gruan nga 
depresioni, bëhet 'hero' në internet

Kërkon të shpëtojë gruan nga <br />depresioni, bëhet 'hero' në internet
Një bashkëshort shumë i dashur i qëndroi deri në fund betimit ‘në të mirë e në të keq’ me një gjest shumë human dhe romantik, që të ndihmonte gruan e tij të dilte nga gjendja depresive. Tim Murphy nga Los Angeles, inxhinier, dhe gruaja e tij Molly Murphy kanë kaluar ditë të vështira, që e kanë zënë Mollyn pak ngushtë dhe nuk po mundej të bashkëjetonte dot më.

Për ta ndihmuar bashkëshorten e tij të kujtojë se sa dashuri ka rreth vetes, Tim vendosi ta surprizojë duke i shkruar një shënim të ndjerë në pasqyrën e dhomës së gjumit, ndërsa ajo ishte në një udhëtim.

“Kam kaluar shumë së fundmi”, shkroi Molly në rrjetin social Imgur. “Sapo u martova, nuk mund të përballoja dot dasmën. Dhe në mes të kësaj beteje, bashkëshorti im është përpjekur të më ngrejë humorin.” Në mesazhin e tij, Tim listoi 16 ‘Arsyet pse e dua gruan time’.
 
Arsyet pse e dua gruan time:

1. Ajo është shoqja ime më e mirë.
2. Ajo nuk heq dorë kurrë prej vetes apo prej meje.
3. Ajo më jep kohë të punoj me projektet e mia.
4. Ajo më bën për të qeshur çdo ditë.
5. Ajo është e mahnitshme.
6. Ajo më pranon si një person i çmendur që jam.
7. Ajo është personi më i mirë që njoh.
8. Ajo këndon shumë bukur.
9. Ajo ka ardhur me mua në një klub striptize.
10. Edhe pse ka përjetuar disa tragjedi, ajo vijon të jetë njeriu më optimist që njoh për humanizmin.
11. Më ka mbështetur gjithnjë në zgjedhjet e mia dhe më ka ndjekur çdoherë.
12. Për të do të bëja më shumë gjëra se ç’do të kasha bërë ndonjëherë për dikë.
13. Ajo ka bërë një punë shumë të mirë me karrierën e saj.
14. Kafshët e vogla e bëjnë për të qarë.
15. Ajo qesh si një derrkuc i vogël.  
 
Ajo që e bën edhe më prekës këtë gjest është reflektimi i Mollyt, e përlotur tek pasqyra. Ajo premtoi që do të ecë përpara, sepse tashmë ‘ka 16 arsye për ta bërë’.
tim murphy
tim murphy
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot