Kërkonte para në këmbim të faturave
 të energjisë, arrestohet elektricisti 

Paraqitej si Shef i Task-Forcës së Elektrikut duke kërkuar para në këmbim të faturave të energjisë elektrike, por arrestohet në flagrancë nga Policia. Në prangat e Policisë ra Ervin Dyle, 31 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

31-vjeçari, me detyrë elektriçist, ka shkuar në disa banesa në fshatin Kallm dhe është paraqitur si Shef i Task-Forcës së Elektrikut duke i kërkuar para në këmbim të faturave të energjisë elektrike.

Arrestimi i tij është bërë në vendin e quajtur “Autogrili” duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip Opel me targa CV 231 SE.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Mashtrimi", "Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore" dhe "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" parashikuar nga Nenet 143/1, 246 dhe 291 të Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës