G.Drita dhe A.Burri akuzohen për korrupsion pasi dyshohet se kanë kërkuar ryshfet për dhënien e një leje shfrytëzimi, ditën e sotme ata kanë dalë para togave të zeza të Gjykatës së Rëndë të cilat kanë vendosur masën e arrestit me burg.
Në bazë të hetimeve është bërë e ditur se dy funksionarët e lartë në Komunën Bërzhitë i kanë kërkuar një personi 4.500 euro ryshfet për dhënien e lejes së shfrytëzimit të një biznesi, por janë zbuluar nga policia, duke u përfunduar në pranga më 3 qershor.
Pas gati dy muajsh vëzhgim me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, blutë e kryeqytetit kanë arrestuar në flagrancë kreun e Komunës Bërzhitë, Genc Drita, dhe Shefin e Zyrës së Tatim-Taksave në këtë Komunë Armand Burri.
Në sajë të metodave speciale të zbulimit është bërë i mundur i rastit korruptiv, kur Armand Burri, ndërmjetës mes kreut të Komunës dhe qytetarit, i ka marrë këtij të fundit pasditen e 3 qershorit shumën prej 4500 eurosh.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
