Këshilla, 10 sëmundjet më
të shpeshta, trajtimi në shtëpi

Këshilla, 10 sëmundjet më <br />të shpeshta, trajtimi në shtëpi
Shqetësimet më të shpeshta si kolla, i ftohti dhe dhimbja e kokës përbëjnë vizitat më të shpeshta te mjeku. Shumë prej tyre mund të trajtohen shpejt dhe në mënyrë efektive në kushte shtëpiake duke përdorur medikamente që mund t’i blini në farmaci. Më poshtë janë 10 gjëndjet më të shpeshta shëndetësore me të cilat përballen mjekët e familjeve.

Dhimbja e shpinës
Nëse jeni pozitiv, dhëroheni më shpejt
Dhimbja e shpinës mund të trajtohet me medikamente dhe duke u kujdesur për veten tuaj Këshilla për vetëkujdesje përfshijnë përdorimin e paracetamolit ose ibuprofenit për çlirimin e dhimbjes. Gjithashtu, kompresat e ftohta ose të ngrohta që mund t’i gjeni në farmaci mund të ndihmojnë në çlirimin e dhimbjes. Nëse ju flini në njërën anë, vendosni një jastëk midis gjunjve. Ndërsa kur jeni shtrirë me kurriz përdorni një ose disa jastëk për të mbështetur gjunjët tuaj. Një gjë e tillë mund të lehtësojë simptomat. Përpiquni të qëndroni aktiv duke vazhduar aktivitetin tuaj të përditshëm, përfshirë edhe punën. Jini pozitiv. Studimet tregojnë se nëse jeni pozitiv ju mund ta merrni veten më shpejt. Nëse dhimbja e shpinës nuk përmirësohet pas 2 javëve vetëkujdesjeje, atëherë vizitoni mjekun tuaj.

Dermatiti
Identifikoni dhe shmnagni alergenin
Dermatiti, në të cilin përfshihen gjëndje të tilla si ekzema, ndodh kur trupi juaj bie në kontakt me një substancë që irriton lëkurën tuaj ose shkakton një reaksion alergjik. Këshillat për vetëkujdesje përfshijnë shmangien e kruarjes. Kruarja mund të dëmtojë lëkurën dhe mund të lejojë bakteriet të rriten dhe për pasojë të zhvillojnë infeksion. Përpiquni të identifikoni irritantin ose alergenin dhe shmangni rënien në kontakt me të. Kremrat hidratues ose preparatet emoliente mund të ndihmojnë në qetësimin e dermatitit jo me klinikë të rëndë. Ato mund t’i gjeni në farmaci. Nëse skuqja e lëkurës ose puçrat nuk largohen pasi përdorni teknikat e mësipërme të vetëkujdjesjes ateherë shkoni takoni mjekun tuaj.

Urthi dhe problemet me tretjen
Kujdes konsumimin e pijeve me kafeinë
Shqetësime në tretje si djegia në gjoks dhe mostretja janë shumë të zakonshme. Ato zakonisht trajtohen me ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës dhe duke përdorur disa medikamente. Këshillat për vetëkujedesje përfshijnë marrjen e medikamenteve antacid të cilat mund t’jua rekomandojë edhe farmacisti. Dieta, pesha e tepërt, konsumi i alkoolit dhe vajtja në krevat me stomakun plotë mund të kontribujnë në mostretje. Mbani shënime të çdo ushqimi që duket të përkeqësojë tretjen dhe përpiquni të shmangni përdorimin e tyre. Kjo nënkupton përdorimin e ushqimeve të varfra me yndyrna dhe sa më pak pikante si dhe ndërprerja e pijeve që përmbajne kafeine si çaji, kafja dhe kola. Dhimbjet më të lehta abdominale zakonisht zgjasin 2 deri në 4 ditë. Nëse dhimbja persiston atëherë takoni mjekun tuaj.

Rrufa
Përmirësohet nga thithja e avujve të nxehtë
Në pjesën më të madhe të rasteve, një hundë e bllokuar do të pastrohet vetë në pak ditë pa trajtim sepse vetë trupi lufton infeksionin. Nëse ju keni marrë një virus, si gripi, një mjek nuk mund t’ju këshillojë më shumë sesa edhe një farmacist. Këshillat për vetëkujdesje përfshijne marrjen e medikamenteve dekongjestionant që ndihmojnë në lehtësimin e bllokimit të hundës duke ulur enjtjen e enëve të gjakut në hundën tuaj. Thithja e avullit nga një tas me ujë të ngrohtë mund të zbusë mukusin në hundën tuaj. Shtimi i kristaleve mentol ose të vajit eukaliptus në ujë mund të largojë bllokimin e hundës dhe rrufën.Mos përdorni dekongjestant për më shumë se 5-7 ditë. Kjo për shkak se ata japin efektë afat-shkurtra. Përdorimi më i gjatë i tyre mund t’i përkeqësojë simptomat. Nëse simptomat persistojnë, atëherë takoni mjekun!

Konstipacioni
Më shumë ushqime me fibra
Nëse keni vështirësi të defekoni, ndryshimi i dietës mund të jetë nevoja e vetme për të mjekuar konstipacionin pa marrë medikamente.Këshillat për vetëkujdesje përfshijnë përdorimin e qetësuesve të dhimbjes si paracetamoli nëse konstipacioni ju shkakton dhimbje. Shtojini më shumë fibra dietës suaj, si fruta, perime, bukë me miell të pasitur, arrë dhe lajthi. Sigurohuni që po pini mjaftueshëm ujë. Ndërprisni kafeinën, alkoolin dhe pijet me gaz. Ushtrime e rregullta ju ndihmojnë të ulni riskun e zhvillimit të konstipacionit. Nëse dieta dhe ndryshimi i stilit të jetesës nuk ju ndihmojnë, atëherë përdorni laksativët oralë të cilët mund t’i gjeni në farmaci. Nëse laksativët nuk ju ndihmojnë të largoni simptomat atëherë takoni mjekun!

Migrena
Trajtimi më efektiv sa më herët
Migrena është një dhimbje koke rekurente (që rikthehet), mjaftueshëm e fuqishme për t’ju ndaluar të kryeni aktivitetin tuaj të përditshëm. Nuk ka kurë për migrenën. Këshillat për vetëkujdesje përfshijnë marrjen e qetësuesve të dhimbjes të cilët janë trajtimi fillestar i migrenës. Ata janë më efektiv nëse merren në shënjën e parë të atakut migrenoz. Medikamentet anti-inflamator si ibuprofeni janë qetësues më efektiv të dhimbjes në disa persona me migrenë. Kombinimi i medikamenteve që përmbajnë qetësues të dhimbjes dhe medikamente kundra sëmundjes së migrenës mund të merren pa rekomandimin e mjekut. Nëse migrena juaj është e rëndë, ju mund të keni nevojë për një medikament më të fuqishëm migren-specifik që merret vetëm me rekomandimin e mjekut.

Kolla
Pak lëngje çdo orë, jo ilaçe
Kolla, e shkaktuar nga viruset si gripi, zakonisht largohet pa trajtim pas disa ditësh. Kjo ndodh kur sistemi yne imunitar arrin të luftojë virusin. Antibiotikët nuk përdoren për trajtimin e kollës. Këshillat për vetëkujdesje përfshijnë konsumimin e sa më shumë lëngjeve. Uji këshillohet më shumë. Sigurohuni të pini diçka jo alkoolike të paktën çdo orë. Mund të miksoni në shtëpi mjaltin dhe limonin në ujë të ngrohtë dhe ta përdorni për të luftuar kollën. Ka shumë pak të dhëna që medikamentet që nuk kërkojnë rekomandimin e mjekut, të funksionojnë, edhe pse disa përbërës mund t’ju ndihmojnë të trajtoni simptomat që shoqërollojnë kollën, si ethja ose hundët e bllokuara. Takoni mjekun nëse keni kollë për më shumë se dy jave pas një infeksioni viral ose nëse kolla juaj përkeqësohet.

Aknet
Shkaktarë janë edhe bakteret
Aknet konsistojnë në njolla dhe ‘’gunga’’ të dhimbshme në lëkurë. Më shumë shfaqen në fytyrë, por mund t’i takoni në shpinën tuaj dhe shpatull. Këshillat për vetëkudjesje përfshijnë shmangien e kruarjes apo shtrydhjes për shkak se kjo mund të shkaktojë inflamacion. Përdorni një larës të butë për fytyrën i cili mund të blihet në farmaci. Nuk ka të dhëna që make-up-i ose ushqime të caktuara si ato të skuqura ose çokollata mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë aknet. Aknet shkaktohen nga bakteriet që vendosen në lëkurën tuaj.

(Shkrimi u botua në suplementin ALMEDICUS të gazetës Shqiptarja.com/ 19 Korrik, 2012)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’