Shqipëria është një, por kur dëgjon politikanët, qytetarët dhe diplomatët e huaj duket se kemi të bëjmë me të paktën me pesë Shqipëri të ndryshme: një që lulëzon, rritet e begaton (qeveria), një që rënkon, e sëmurë dhe e varfër (opozita), një e zhgënjyer nga jeta dhe politika, pafuqi për ndryshim dhe pa shpresa të mëdha për të ardhmen (një shumicë qytetare), një që Bashkëjetesa e këtyre vizioneve për vendin dhe fatet e tij është normale për periudha tranzicioni dhe krize identiteti e të vlerave morale. Problemi është se popujt me kulturë dhe qytetari, kanë brenda tyre forcë e individë që bëjnë diferencën, si dhe kanë kurajën të përballen me sfidat më të mëdha në përpjekje për të bërë më të mirën për vendin e tyre. Shqipërisë sot i mungon hapësira vepruese e kësaj elite qytetare, gjë që bën diferencën e dukshme midis pritjes së madhe dhe zhgënjimeve të mëdha. Leximi retrospektiv na ndihmon të krijojmë një bilanc domethënës. Shqipëria deri më 1990 ishte vendi unik në izolim, varfëri, censurë dhe nën frikë. Pas 22 vitesh ajo ka ndryshuar shumë, por jo aq shumë sa të fitojë kohën e humbur. Vendi i shqiponjave ka lindur përmes dhimbjes dhe është mallkuar të ketë këtë fat (pesimistët e zhgënjyer), një që ka forcë e vitalitet ndryshimi, që meriton një të ardhme më të mirë (diplomatët e vendeve mike dhe idealistët) Bashkëjetesa e këtyre vizioneve për vendin dhe fatet e tij është normale për periudha tranzicioni dhe krize identiteti e të vlerave morale.
Problemi është se popujt me kulturë dhe qytetari, kanë brenda tyre forcë e individë që bëjnë diferencën, si dhe kanë kurajën të përballen me sfidat më të mëdha në përpjekje për të bërë më të mirën për vendin e tyre. Shqipërisë sot i mungon hapësira vepruese e kësaj elite qytetare, gjë që bën diferencën e dukshme midis pritjes së madhe dhe zhgënjimeve të mëdha. Leximi retrospektiv na ndihmon të krijojmë një bilanc domethënës. Shqipëria deri më 1990 ishte vendi unik në izolim, varfëri, censurë dhe nën frikë. Pas 22 vitesh ajo ka ndryshuar shumë, por jo aq shumë sa të fitojë kohën e humbur. Vendi i shqiponjave është tashmë vendi i vetëm ish komunist që nuk është anëtar në BE. Ngushëllim janë disa vende përpara nesh ish republika jugosllave, një model miks midis sistemit lindor totalitar dhe sistemit liberal ekonomik e shoqëror. Të tjerët janë shumë e shumë përpara nesh. Problemi ynë nuk është thjesht qenia përherë të fundit, por vetëdënimi dhe padija e jonë për të mbetur të fundit. Nëse lexojmë çfarë kanë thënë gjatë ushtrimit të detyrës tetë kryeministrat tanë të tranzicionit për bilancet e qeverive të tyre, me siguri ne jemi aty afër parajsës, një Zvicër apo Norvegji.
Edhe ditët e fundit kryeministri tha se jemi vendi rekord me liri ekonomike, me liri akademike, me rritje ekonomike, me financime të huaja, me potenciale turistike dhe me stabilitet financiar. Banka Botërore, FMN, Bashkimi Evropian dhe dje edhe SHBA përsëritën atë që thonë prej kohësh: ju jeni të fundit. E tha ambasadori amerikan A.Arvizu: "politika është përgjegjëse që Shqipëria ka mbetur e fundit në rajon". E tha edhe arsyen: "politikanët merren më shumë me fushatë sesa me problemet e qytetarëve" dhe është i njëjti diplomat që dikur pati etiketuar "burrë shteti" një kryetar partie që pranoi kërkesën e qeverisë së tij të anulojë një anti-miting force kundër opozitës. Tani Arvizu është më i drejtpërdrejtë dhe nuk lejon spekulime si ato të "burrave tanë të shtetit" që na thonë se edhe në Amerikën vriten protestues, edhe në BE ka papunësi, edhe në Francë ka krizë, apo edhe në Gjermani ka korrupsion. Ai thotë "ky problem është edhe në Amerikë, por aty populli nuk e pranon këtë gjë. Atëherë që të ketë zgjidhje, do të jetë vota ajo që do të ndëshkojë". Me siguri që deklarata e tij do të kontestohet nga militantët e partive, komentuesit anonimë në internet, siç edhe do të përqeshet nga ata individë e "burra shteti" që prej vitesh janë shndërruar si tregtarët më të suksesshëm të votave. Shqipëria ka shumë pallate të reja, makina luksozë, ka institucione e politikanë, parti e shoqata, ka qytetarë e biznesmenë, por ajo ka mungesa të mëdha të kolonave që e bëjnë një shtet demokratik dhe një demokraci funksionale: ka probleme me votat, me legjitimitetin, me përfaqësimin, me raportet qytetarë-politikanë dhe me përshtatjen në sjellje e veprime si një vend me orientim perëndimor.
Në sytë e perëndimit i ngjan një province otomane që vesh kostum luksoz dhe drekon në Paris, duke menduar gabimisht se pamja e pushteti janë çelësi i të qenit qytetar dhe njeri modern. Shembujt janë të shumtë: në cilin vend perëndimor ndodh që një kryeministër të flasë disa orë rresht dhe 4-5 herë në ditë direkt në disa media live për pyjet, filmat, ndeshjet e futbollit, historinë, ullinjtë, ndërtimin, turizmin, kushtetutën, shkencën, kulturën, artin, inxhinierinë, taksat, krizën globale, terrorizmin e gjithçka tjetër? Ku ndodh tjetër që një kryeministër ta keqpërdorë forcën politike, qeverinë dhe parlamentin si zyrë avokatie private për veten, familjen dhe të miqtë e tij boshnjakë? Cili kryeministër tjetër quan tradhtarë e armiq gjykatën kushtetuese dhe ata që mbrojtën kufijtë detarë të vendit, ndërsa gradon e shpërblen ata që nënshkruajnë marrëveshje antikushtetuese dhe antikombëtare për vendin? Cili kryeministër perëndimor shkon në shkolla e kopshte dhe u flet fëmijëve për opozitën armiqësore, që bredh vendin duke inauguruar si investime private e partive dhe me gërshërë në duart vepra publike të financuara nga paratë tona, që e trajton shtetin e institucionet e tij si oborr privat të modelit otoman? Cili lider tjetër perëndimor sillet si pronari i PD dhe PS, që çdo ditë sulmojnë, denigrojnë dhe kërcënojnë ata qytetarë dhe atë mjedis publik që nuk mendon si ata, që refuzon modelin e tyre të vjetër politik apo që nga zhgënjimi ndaj njërit nuk pranojnë të shkojnë tek tjetri? Cilët udhëheqës politikë e thërrasin turmën e militantëve për protestë dhe kur nis ajo, e braktisin atë publikisht ose urdhërojnë rojet e tij familjare t'i qëllojnë njësoj si regjimi i shkruar ata që tentonin të iknin nga kufiri? Cila politikë perëndimore mund të pranojë që 22 vjet të keq-qeveriset nga të njëjtët persona, pa zgjedhje, pa demokraci funksionale, pa mundësi reagimi, pa shanse zhvillimi dhe integrimi? Cila shoqëri perëndimore mund ta kalojë me të batuta parlamentare vrasjen kolektive shtetërore të 26 qytetarëve të pafajshëm në Gërdec, vrasjen periodike të rreth 22 qytetarëve në minierat e krimit në Bulqizë, vrasjen e katër qytetarëve të paarmatosur në mes të Tiranës; skandalin e pasurimit milioner të ministrave që hynë në qeveri me xhaketa borxh dhe e mbyllën vitin me vila luksoze, toka turistike e llogari të shumta bankare apo faljen e përditshme të pasurisë kombëtare tek një klan oligarkik konsensual pozitë-opozitë? Askush.
Në Gjermani një ministër u kryqëzua nga politika e media se nuk deklaroi një doganë një dhuratë protokollare, kurse tek ne ata që vjedhin më shumë, ata marrin ose emërohen në postet më të larta. 90 vjet më parë Eqrem bej Vlora thoshte se "sundimtarët shqiptarë janë kusarë të mirë". E kishte për ata që ia pati njohur. Dhe të mendosh se elita politike e asaj periudhe mbetet krenaria e vetme historike e kombëtare. Po nëse Vlora, Asllani apo Fishta do të ishin gjallë sot dhe do shikonin çfarë po ndodh me shtetin e tyre, me vendin e tyre, me popullin e tyre, me aspiratat dhe interesat e tyre kombëtare e publike? A nuk mbetet aktuale etiketimi "hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet; hani, pini e rrëmbeni, ësht' bota e maskarenjve"? Me siguri ata do të fillonin të ndjeheshin më mirë atje ku janë, në botën e përjetshme, sesa të gjallë nën sundimin e maskarenjve, në vendin që paria do ta quaj vendin e "miracle of freedom", "mrekullisë ekonomike", "fuqisë energjetike", etj, etj, por që për faj direkt të tyre është, e nëse nuk reagojmë, do të mbetet edhe më tej, e fundit në rajon, e fundit në vendet ish komuniste, e fundit në kontinent. SHBA na ftojnë çdo ditë të reagojmë për më shumë demokraci, shtet, përfaqësim, drejtësi, barazi, respekt, dëgjim, reflektim dhe aftësi për ta ndryshuar jetën tonë. Partitë e vjetra na ftojnë të reagojmë duke u vendosur në rreshtin e militantëve kamikazë të tyre. Prijësit tanë politikë na ftojnë të bëhemi pjesë e fushatave denigruese kundër palës rivale, dhe kështu, shoqëria shqiptare ndodhet në dilemë morale, nëse do të dëgjojë, ndjekë e kuptojë këshillën amerikane e perëndimore, apo atë të prijësve tanë feudalë; a do të zgjedhin rrugën për një demokraci reale e funksionale apo do të vijojnë të kalojnë nga një oligarki tek oligarkia tjetër; a do të kenë kurajë ta përdorin votën si pushtet për ndryshimin e fatit për veten dhe fëmijët e tyre apo si një mall pazari që i shitet me çdo çmim pushtetit e sundimtarit të radhës? Kjo është dilema shqiptare, një dilemë shekullore, një dilemë gati e përhershme, por që ne kemi rastin dhe fuqinë ta ndryshojmë për të mos u kthyer në mallkim i përjetshëm.
(Shkrimi u botua në gazetën e përditshme SHQIPTARJA.com)
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com