Në Nju Jork sot po mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.
Kosova u përfaqësua nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Ajo deklaroi se Kosova po e jep maksimumin si shtet në ruajtjen e paqes në Rajon dhe se Serbia duhet të heqë dorë tashmë nga Kosova.
“Kosova është e gatshme të vazhdojë tutje, por Serbia duhet të heqë dorë nga Kosova. Serbia duhet të kthehet në të kaluarën dhe të reflektojë. Për shumicën e fëmijëve që janë vrarë në Kosovë, kurrë askush nuk është gjykuar, edhe pse ka dëshmi se kush ishin kryesit e veprave”, ka thënë Çitaku në KS të OKB-së.
Sipas ambasadores Çitaku, takimet e Këshillit të Sigurimit ku po diskutohet për Kosovën, janë më shumë humbje kohe sesa të dobishme, për shkak se Kosova tashmë ka marrë udhën e shtet-bërjes.
“Kosova është një republikë e re që ballafaqohet me sfida, por s’duhet të ketë sfida si kjo, që të takohemi çdo tre muaj. Po e marrim kohën me çështje që nuk kanë shumë rëndësi, kjo kohë mund të përdoret për diçka më të mirë”.
Ambasadorja kosovare, edhe njëherë e ka thënë se Kosova nuk ka thyer asnjë ligj ndërkombëtar duke u bërë e pavarur.
“Falë Kombeve të Bashkuara, Kosova ka statusin përfundimtar. Kosova kishte të drejtë kur deklaroi pavarësinë dhe nuk ka shkelur asnjë ligj ndërkombëtar”.
Nga ana tjetër, Serbia është duke u përfaqësuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç.
Në takim do të diskutohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon për punën e UNMIK-ut në Kosovë dhe situatën në periudhën e fundit tremujore.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com