Këshilli Kombëtar për shoqërinë civile, miratohet pr/ligji

Komisioni për Punën dhe Çështjet Sociale miratoi të hënën projektligjin "Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për shoqërinë civile". Zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentiana Sula, prezantoi draftin, që parashikon krijimin dhe funksionimin e këtij Këshilli, një strukturë këshillimore e autonome pranë qeverisë, e cila do të garantojë bashkëpunimin institucional me organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri, në dobi të zgjerimit të demokracisë dhe konsolidimit të qeverisjes së mirë.

Pr/ligji përputhet me rekomandimin kryesor të BE-së për bashkëpunim midis institucioneve shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile. Këshilli Kombëtar do të përbëhet nga 13 përfaqësues të institucioneve publike, 13 përfaqësues të OJF-ve, si dhe një përfaqësues nga komuniteti i biznesit.

Gjatë mbledhjes së sotme, deputetët e opozitës bënë disa propozime, që u morën në konsideratë nga anëtarët e komisionit, gjatë shqyrtimit nen për nen të projektligjit.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Flota ruse zbarkon në Mesdhe, fregata 'Neustrashimy' pritet të mbërrijë nesër në kanalin siçilian