TIRANË - Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, përveç vendimit për mbajtjen të pandryshuar të normës bazë të interesit në nivelin 2.00%, në mbledhjen e sotme mori në shqyrtim dhe vendosi emërimin e Zëvendësguvernatorit të Dytë të Bankës së Shqipërisë.
Me propozimin e Guvernatorit Gent Sejko, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi Natasha Ahmetajn në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Dytë të Bankës së Shqipërisë.
Gjithashtu Këshilli Mbikëqyrës miratoi emrat e 3 anëtarëve të Komitetit të Auditit, të cilët janë anëtarë joekzekutivë të Këshillit Mbikëqyrës.
Një tjetër vendimi i Këshilli Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë ka qenë edhe miratimi i Raportit Tremujor të Politikës Monetare
Ky raport, si instrumenti kryesor i komunikimit të politikës monetare me publikun, analizon zhvillimet më të fundit ekonomike, monetare dhe financiare, si dhe evidenton faktorët që pritet të ndikojnë inflacionin në të ardhmen. Raporti komunikon gjykimet e Bankës së Shqipërisë mbi ecurinë e pritur të inflacionit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com