Këshilli Organizativ 50 % më pak
buxhet për rivarrimin e Isa Boletinit
Koha net në një artikull të publikuar ditën e sotme thekson se Këshilli organizativ e ka përgjysmuar shumën e kërkuar për ceremoninë e rivarrosjes së eshtrave të Isa Boletinit.
Koha.net në një artikull të publikuar ditën e sotme thekson se Këshilli organizativ e ka përgjysmuar shumën e kërkuar për ceremoninë e rivarrosjes së eshtrave të Isa Boletinit.Kryesuesi i Këshillit organizativ, Haki Demolli, njëherësh ministër i Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka kërkuar 50 mijë euro për ceremoninë që do të fillojë më 4 qershor dhe do të përfundojë në ditën e dhjetë të këtij muaji. Qeveria e ka miratuar kërkesën - thonë burime nga Koha net
Ministri Demolli ka thënë se mjetet do të shpenzohen për ftesa, billborde, pano e tribuna, stolisjen e qyteteve me flamuj, mjete të zërimit, moderimin e ceremonisë qendrore, rregullimin varrezave dhe për konferencë shkencore për heroin kombëtar. Ka njoftuar Qeverinë edhe për vendimin tjetër të Këshillit.
“Gjatë ceremonisë së varrimit do të marrin pjesë vetëm familjarët dhe personalitet publiko-politike”, ka thënë Demolli.
Parashikohet që eshttrat ta nisin rrugëtimin nga Vlora më pas në Prizëren edhe nga aty në Deçan në Isniq do të qëndrojnë për një ditë, për të vazhduar në Prekaz, Prishtinë e më pas në Mitrovicë. Më datën 10 qershor do të fillojë ceremonia shtetërore në stadiumin “Adem Jashari”.
Në mbledhjen e së javës së kaluar, Këshilli organizativ për rivarrimin e shtrave të Isa Boletinit kishte marrë vendim që rivarrimi të bëhet në Boletin e jo në Vlorë, siç ishte caktuar më 13 maj. Punimet në Boletin kanë nisur qysh në fund të vitit të kaluar, kur ceremonia e rivarrimit e paraparë për 28 nëntor të atij viti, ishte shtyrë për janarin e sivjetmë. Javën e kaluar forcat paqeruajtëse të KFOR-it kanë kërkuar qetësi dhe mbajte të rendit publik gjatë rivarrimit të mbetjeve mortore të Isa Boletinit.
Përmes një komunikate për media, Zyra për marrëdhënie me publikun, në kuadër të forcave paqeruajtëse, ka shkruar se është e rëndësishme që të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë ceremoni të mbajnë një sjellje “të përgjegjshme dhe të pjekur”.
“Duke vepruar kështu, ata do të ndihmojnë KFOR-in në kryerjen e detyrës e vet, në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë popullin e Kosovës”, shkruhej në komunikatë. Aty bëhet e ditur se KFOR-i nuk do të përcjellë eshtrat e Heroit Kombëtar në fshatin Boletin, më 10 qershor.
“Në përputhje me mandatin e vet dhe Rezolutën 1244 të OKB-së, KFOR-i do të jetë gati për të ndërhyrë si përgjegjës i tretë, nëse kërkohet nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i dhe gjatë ceremonisë së rivarrimit do të mbajë një qëndrim diskret e të fuqishëm”, shkruhej në komunikatë.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
12.2%
-
Opozitës
13.3%
-
Qytetarëve
74.4%
Vota total: 90
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Demokratja Kamala Harris takohet me tre kandidatët e mundshëm për nënpresident
4 Gusht, 23:30
-
Namir Lapardhaja: Po këta sikur thanë se tani që u bashkuan, do i tregonin vendin Ramës
4 Gusht, 23:04
-
Intensifikohen tensionet në Lindjen e Mesme
4 Gusht, 22:52
-
Zgjedhjet në Himarë/ Përfundon dorëzimi i kutive! KZAZ nuk konstatoi asnjë të parregullt, pritet të nis numërimi
4 Gusht, 22:44
-
Arben Meçe: Klima ekstremiste në Himarë nuk është fare në vëmendje të opinionit në Greqi
4 Gusht, 22:25
-
'Opozita humbi kohë me çështjen Beleri', Indrit Sefa: Gjikuria u identifikua vetëm para 30 ditësh
4 Gusht, 22:22
-
Mero Baze: Të gjithë ata që tradhtuan Petro Gjikurinë
4 Gusht, 22:15
-
Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famëkeqe 6 milje detit
4 Gusht, 22:08
-
Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera
4 Gusht, 21:34
-
'Himara mori vëmendje se fitoi një kandidat minoritar', Jordan Daci parashikon: Diferenca kësaj here do jetë e madhe
4 Gusht, 21:33
-
Shtëpia e Bardhë: Rritja e pranisë ushtarake në Lindjen e Mesme, masë parandaluese për uljen e tensioneve
4 Gusht, 21:25
-
Gazetari Nura: E njoh Tavon, eurodeputetët grekë më folën me superlativa për të! Edhe Ramësi i intereson të sheshojë marrëdhëniet
4 Gusht, 21:18