Këshilli Organizativ: Isa Boletini do
 të rivarroset në vendlindjen e tij

Këshilli Organizativ: Isa Boletini do<br /> të rivarroset në vendlindjen e tij
Në mbledhjen e Këshillit Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar Shqiptarë, Isa Boletini, me propozimin e ri të familjarëve të Boletinit, është marrë vendimi që rivarrimi të bëhet më 10 qershor 2015, në Boletin të Mitrovicës, sipas Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit, me propozimin e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe me pajtimin e familjarëve të

Heroit Kombëtar, më 13 maj 2015 patën marrë vendim që eshtrat të rivarrosen në Vlorë. Mirëpo ky vendim nga sot më nuk vlen.

“Këshilli Organizativ ka vazhduar me punimet për përgatitjet që duhet të bëhen në nivelin lokal dhe atë qendrorë, ndërsa opinioni publik dhe mediet do të informohen për detajet e axhendës dhe përgatitjet që do të zhvillohen në ditët në vazhdim” ka thënë në deklaratën për media, Ibrahim Shala, zëdhënësi i Këshillit Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletini.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera