New York-Këshilli i Sigurisë së OKB ka aprovuar me unanimitet një rezolutë sipas së cilës forcat qeveritare siriane dhe ato të opozitës duhet të lejojnë shpërndarjen e ndihmave humanitare në vend.

Rezoluta nuk përmban sanksione në rast se nuk respektohet, por paralajmëron ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm. Ajo gjithashtu kërkon ndalimin e rrethimeve të qyteteve, si në Aleppo.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, ban Ki-moon mirëpriti rezolutën, por tha se nuk duhej të arrihej deri në këtë pikë pasi shpërndarja e ndihmave humanitare për civilët është diçka që mund të negociohet.