Këshilltarët e PS: Totozani të
ndalë dhunën ndaj romëve

TIRANE – Këshilltarët e majtë në Bashkinë e Tiranës kanë kërkuar nga Avokati i Popullit që të ndërhyjë për të ndalur presionet dhe dhunën e ushtruar nga përfaqësues të Bashkisë ndaj pjesëtarëve të komunitetit rom.

“Përfaqësues të komunitetit rom me të cilët jemi takuar kanë shprehur shqetësimin se këto veprime ndaj tyre marrin shkas nga synimi për t’ju hequr të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë së grumbullimit të shisheve plastike në territorin e Tiranës gjë që garanton mbijetesën e familjeve rome të cilat janë në shifra të konsiderueshme dhe sikurse Ju e dini ndodhen në kushtet e varfërisë ekstreme”, shkruhet në një letër drejtuar Totozanit, të firmosur nga Aldrin Dalipi, kryetar i këshilltarëve “Aleanca për të Ardhmen”.

Sipas Dalipit, për solidaritetin e shfaqur ndaj komunitetit rom, edhe vetë një përfaqësues i opozitës në Këshillin Bashkiak është fyer dhe kërcënuar “nga një zyrtar i lartë i Bashkisë”. “Situata po bëhet kritike”.

Dalipi i kujtoi Totozanit se “veprimet e dhunshme të ditëve të fundit ndaj komunitetit rom bien ndesh me një nga 12 prioritetet e procesit të integrimit në BE, pikërisht prioritetin 11, mbi të drejtat e njeriut dhe antidiskriminimin”.

Për këtë, ai kërkoi në emër të grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit ndërhyrjen e menjëhershme të Avokatit të Popullit për të sensibilizuar këtë çështje dhe për të ndërrmarë hapat e duhur ligjor për të ndalur sa të jetë e mundur presionin dhe dhunën ndaj përfaqësuesve të komunitetit rom. Ne besojmë që transparenca, komunikimi qytetar dhe vullneti për mirëkuptim është thelbësore në funksionimin e një institucioni që është në shërbim të qytetarëve dhe jo diskriminimi dhe dhunimi i të drejtave të njeriut apo të drejtave kushtetuese”.

(im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit