Në profilin e tij në Facebook, ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi i ka bërë thirrje ish-kreut të PD-së, Sali Berishës që t'i mësonte ca gjëra Bashës, të cilin e ka lënë menaxher tek Partia Demokratike. 

Sipas Patozit, Basha, të cilin ai e quan ditëziu, kujton se mund të shkarkojë ish-deputetët dhe ata që kanë përfaqësuar PD-në ndër vite por kjo është e pamundur.

Ndër të tjera Patozi ka përmendur edhe ngjarjen e kthimit të ftesave mbrapsht të shumë ish-deputetëve për ceremoninë e vendosjes së bustit të Pjetër Arbnorit. 

Kuvendi kishte ftuar të gjithë deputetët e PD në vitet 92-97 dhe ftesat u dërguan tek selia e partisë, por shumica e tyre u kthyen mbrapsht me pretendimin se nuk u diheshin adresat.

Astrit Patozi, ish-deputet i PD-së

Postimi i plotë i Astrit Patozit: