Ka blerë makinat më të shtrenjta, pse Mbappe lëviz me shofer personal?

Ka blerë makinat më të shtrenjta, pse Mbappe lëviz me shofer personal?

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe fiton shuma të mëdha si lojtar i PSG-së dhe di të “arkëtojë” miliona euro për makina të reja luksoze që “zbukurojnë” flotën e tij.

Interesant është fakti se futbollisti i blen këto makina, por nuk i drejton kurrë. Prej kohësh dihet se Mbappe nuk ka patentë shoferi dhe udhëton gjithmonë me shoferin e tij personal, ndaj mediat në Francë po pyesin se pse futbollisti shpenzon kaq shumë para për makina të shtrenjta, kur vetë nuk mund të kënaqet me drejtimin e tyre.

Mbappe ka folur për këtë temë për “Bleacher Sport”, të cilin e ka deklaruar se blerja e makinave të shtrenjta është “e meta e tij për shkak të suksesit të hershëm në karrierë”.

“Po, e di saktësisht se çfarë do të thuash. Ndoshta është një defekt për shkak të suksesit tim të hershëm. Isha plotësisht i fokusuar te futbolli dhe as që kam menduar të marr patentën e shoferit. Ai dokument është sinonim i një lloj autonomie, njeriu ndihet i plotësuar kur drejton një makinë të bukur dhe të shtrenjtë, por unë kam një shofer personal, ndaj nuk e kam parë kurrë patentën e shoferit si prioritet në jetë”, tha Mbappe.

PSG-ja i ofroi disa herë që të organizonte gjithçka që i nevojitej për të marrë një patentë shoferi, por lojtari refuzoi dhe ende i pëlqen të lëvizë me shoferin e tij. Mbappe së fundmi ka blerë një Ferrari të ri “488 Pista” për shumën prej 500 mijë eurosh dhe në garazhin e tij ka disa makina luksoze si Mercedes Benz “GLE Coupe”, AUDI A6, “V-Class Range Rover”.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas