Ka denoncuar grabitjen e pronave para 3 vitesh, kërcënohet familja e Irini Buas në Dhërmi! I hidhet një plumb në oborrin e shtëpisë dhe i vrasin papagallin

Ka denoncuar grabitjen e pronave para 3 vitesh, kërcënohet familja e Irini Buas në Dhërmi! I hidhet një plumb në oborrin e shtëpisë dhe i vrasin papagallin

Plumbi i hedhur në oboor, papagalli i ngordhur dhe Irini Bua

Familja e Irini Buas, e cila ka denoncuar më parë se i kanë grabitur pronat, është kërcënuar. Mësohet se asaj i është hedhur në oborrin e shtëpisë në Dhërmi një plumb nga persona ende të paidentifikuar dhe po ashtu i kanë vrarë edhe papagallin. Nuk ka ende autorë të dyshuar për ngjarjen.

Kujtojmë se 3 vite më parë Irini Bua  denoncoi se i janë grabitur 11 mijë metër/katrorë pronë të fituar me ligjin 7501.

Ajo akuzoi drejtpërdrejtë ish-deputetin Alket Hyseni, i cili nga ana tjetër ky i fundit mohoi akuzat duke u shprehur asokohe se pasuria e tij dhe trualli i fituar në bregdet janë me burime të ligjshme dhe konform rregullave.

Papagalli i ngordhur

Plumbi
 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agjenti: 25/10/2021 12:31

    Po me papagallin cpaten?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona