PD e akuzoi se ka përvetësuar pronën në Dhërmi, deputeti socialist Hyseni: Baltosje, e këmbeva me disa apartamente 

PD e akuzoi se ka përvetësuar pronën në Dhërmi, deputeti socialist Hyseni: Baltosje, e këmbeva me disa apartamente 

Partia Demokratike  ka akuzuar sot deputetn  socialist Alket Hyseni, i cili sipas Flamur Nokës ndodhet para  akuzës publike se i ka vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi familjes Bua.

Noka e akuzoi Hysenin se ka tjetërsuar pronën, nëpërmjet falsifikimit, në kohën ku ai  drejtonte Task Forcën për verifikimin e kthimit dhe regjistrimit të pronave në bregdetin e Jugut.

Noka ngriti dyshime ndaj Prokurorisë, që sipas tij nuk ka vepruar në këtë rast.

“Prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të hetuar këtë peshk të madh që i ka rënë në rrjetë. Partia Demokratike beson se ky është një rast që Prokuroria të mos tregohet selektive dhe të bëhet pjesë e axhendës politike të palës që është në pushtet” –tha deputeti demokrat. 

Por vetë deputeti Alket Hyseni, ka reaguar duke i hedhur poshtë këto akuza dhe duke sqruar se toka në Dhërmi që ka ai në zotëroim, nuk është e njëjta me atë që pretendohet.

Kam shkëmbyer disa apartamente, njësi dhe garazhe të fituara para vitit 2010 nga të ardhura të ligjshme dhe të deklaruara, me një sipërfaqe toke bujqësore, të cilën e kam shitur vitin e kaluar. Nuk kam qenë në detyrën e Task Forcës dhe as ka lidhje direkt apo indirekt me atë detyrë, për të cilën jam krenar, unë dhe 10 djem e vajza ekspertë të shkëlqyer, me rezultatet që arritëm duke zbuluar, bllokuar dhe nisur rikuperimin e rreth 3 miliardë USD pasuri publike të grabitura nga ata që sot akuzojnë politikisht. Shumë nivele janë implikuar dhe kanë frikë nga hetimet e nisura, e ndoshta ky është shkaku i nisjes se baltës dhe shpifjeve ndaj meje. 
Çdo veprim është bërë në përputhje me proçedurën dhe ligjin dhe duke paguar detyrimet shtetërore.
Toka bujqësore është fituar nga një AMTP(tapi) në emer të kunatit të zonjës që akuzon, e marrë para dhjetëra vitesh dhe e regjistruar me vendim gjykate. Është transferuar me kontratë noteriale para disa viteve tek një person i tretë, përpara se të kalonte në pronësinë time të përkohshme. 
Nuk e njoh fare përfituesin fillestar të kësaj prone (kunati i zonjës Bua). 
Ndërkohë zonja nuk ka përfituar sipërfaqe toke pasi nuk ka qenë banore e fshatit Dhërmi në vitin 1991, dhe nuk i takon sipas ligjit. 
Nëna e bashkëshortit të zonjës, Athina Bua, ka përfituar tokë bujqësore si banore e fshatit nëpërmjet një AMTP tjetër që ska lidhje me të kunatit. Janë regjistruar me vendim gjyqësor në kohën e qeverisjes së PD ku përcaktohet qartë se janë parcela të ndryshme. 
Për këtë sipërfaqe të AMTP-së së dytë ka lindur konflikti familjar pas vdekjes së nënës së tyre, lidhur me trashëgiminë testamentare. 
Zonja Irini Bua dhe bashkëshorti i saj, rezulton se i kanë humbur disa beteja gjyqësore dhe kanë bërë disa kallëzime penale në vite ndaj shumë personave dhe institucioneve, madje edhe ndaj meje, por që janë pushuar si të pabazuara. 
Nuk përbën interes për mua kush fiton në konfliktin e familjes Bua, por fakti është që ska asnjë lidhje me mua. 
Toka e pretenduar nga zonja akuzuese rezulton akoma e bllokuar në hipotekë si pasojë e një procesi të ri gjyqësor mes tyre dhe nuk është transferuar asnjëherë. 
Ftoj zonjën të mos bëhet instrument për konsum politik dite, me synim baltosje dhe shmangie të vëmendjes nga problemet e rënda të opozitës që lidhen me financimet me para të pista dhe të dyshimta nga oligarkë rusë, konfliktet dhe shtërpësia e ideve. Ftoj opozitën gjithashtu të ngrihet në lartësinë e duhur dhe të japë llogari penale, morale dhe politike për fajtet që e implikojnë. 
Këto shpifje të ndyra nuk mund të baltosin figurën time apo të mazhorancës dhe nuk mund të pengojnë ecjen tonë përpara panvarësisht lehaqenëve të çdo kategorie dhe fushe.
 

Postimi i Hysenit në Facebook 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ezeza o djalo: 27/03/2018 21:05

    Marshall .!! TE kane plasur syte e MENDJES .Me KE Ben matrapazlleqe HYSENI.?? KAQ tregetar i MADH SA SHET APARTAMENTE dhe BLEN bregdete?? Bleu GJE vota per ramen DHE papuli PAGOI ??

    Përgjigju
  • andi: 24/03/2018 16:51

    Po ARBEN AHMETAJ qe sle dashnore pa emeruar ne MInistri, apo lloj lloj ordinerash e kumarxhinjsh si Emin Barci qe e ka emruar drejtor ne FAF, zagarin qe i lepinte kepucet Fatos Nanos qe pasi e shahu Ramen tashme e mban Ahmetaj si zar nga prapa! ja kjo eshte RILINDJA cfare konkursi ka bere kumarxhiu Emin qe punesohet?! Apo se i brdohi ahmetajt nga pas. Verifikojeni dhe ju Shqiptarja.com ne qofte se jeni media investiguese!

    Përgjigju
  • Ema: 24/03/2018 13:36

    Ku eshte VETTINGU per z hyseni ?

    Përgjigju
  • Gafurri: 24/03/2018 13:32

    O Hysen o hajdut I bandes PS ku I gjete apartamentet kontributi jot modest ne jeten tende shoqerore nuk mund te jete me shume se 500euro ne muaj more HAJDUT KU ESHTE VETTINGU PER KETA HAJDUT ORDINERE

    Përgjigju
  • labi: 23/03/2018 23:20

    Alket po genjen hapur ,ti u ke kerkuar te gjitheve pjese nga pronat duke u bere presjon se do ua coje ne prokurori dosjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë