'Ka ende vende që nuk kanë nisur vaksinimin’, kreu i OBSH-së thirrje për dhurim: Duhen urgjentisht 10 milionë doza

'Ka ende vende që nuk kanë nisur vaksinimin’, kreu i OBSH-së thirrje për dhurim: Duhen urgjentisht 10 milionë doza

Kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus

Organizata Botërore e Shëndetësisë, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dhurojë 10 milionë doza vaksinash kundër COVID-19 për shtetet me të ardhura të ulëta në kuadër të përpjekjes për mposhtjen e pabarazisë në shpërndarjen e tyre.

Kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus zbuloi se priste që të gjitha vendet të fillonin vaksinimin e tyre brenda 100 ditëve të para të këtij viti. Sidoqoftë, gati 36 vende nuk kanë marrë një dozë të vetme të vaksinës për t'ia administruar njerëzve të tyre.

Ai tha se për 16 vende prej tyre është planifikuar se do të marrin dozat e tyre të para brenda 15 ditëve në vazhdim, ndërkohë për 20 të tjerat nuk dihet ende asgjë.

“COVAX ka nevojë për 10 milionë doza urgjentisht në mënyrë që të ndalim hendekun e pabarazisë së vaksinave dhe këto 20 vende të mund të nisin vaksinimin e punonjësve të shëndetësisë dhe moshës së vjetër ne 2 javët në vazhdim”, tha ai.

“10 milionë doza nuk janë mjaftueshëm por janë një fillim i mirë”, tha Tedros

Një tjetër thirrje e tij ka qenë kundrejt firmave farmaceutike për rritjen e prodhimit të vaksinave përmes shpërndarjes së teknologjisë dhe licencave dhe fillimin e fushatave të informacionit publik mbi rëndësinë dhe sigurinë e vaksinave COVID-19 . 

COVAX deri më tani ka shpërndarë më shumë se 31 milion doza të vaksinave në 57 vende.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion