Ylli portugez i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo,
rrezikon të dënohet me 6 vite burgim.
Deklarata ka ardhur nga një zyrtar i lartë i autoritetit të taksave në Spanjë dhe shkak është fshehja e pasurisë në parajsat fiskale.
Jose Maria Mollinedo, Sekretari i Përgjithshëm i Autoritetit të Taksave, është shpreur për radion “RAC1”, ku theksoi edhe ashpërsinë e akuzave për evazion fiskal.
Gazeta “El Mundo” raportoi gjatë kësaj jave se Ronaldo kishte larguar të paktën 126 milionë paund të ardhura nëpër parajsa fiskale, siç janë ishujt britanikë Virgin, që prej vitit 2009.
Agjencia e yllit të Realit të Madridit, “Gestifute” ka mohuar me forcë pretendimet, ndërkohë që publikoi edhe dokumentet që provojnë pafajësinë e Ronaldos, siç beson ajo.
Megjithatë, Mollinedo, një prej figurave më të shquara të autoritetit spanjoll të taksave, deklaroi se Ronaldo rrezikon realisht të përfundojë prapa hekurave.
“Informacionet në lidhje me Cristiano Ronaldon tregojnë se ai mund të ketë fshehur më shumë se 150 milionë paund të ardhura të taksueshme. Ne do të hetojmë këtë krim të rëndë fiskal, gjë që do të sillte si rezultat dënimin me burg për secilin vit mosdeklarimi. Nëse inspektimi i hapur bëhet fjalë për 3 vite, atëherë ai rrezikon të paktën 6 vite burg”, shtoi ai.
Megjithatë ka edhe një “por”. “Nëse ata pranojnë ligjërisht faktet dhe paguajnë mbrapsht sasinë e fshehur të taksave brenda dy muajsh nga hapja e hetimit, atëherë periudha e ndëshkimit mund të reduktohet”.
[gallery]20042[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4008
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Dinamo luan 'tenis', Egnatia 'poker' krutanëve! Në çerekfinale edhe Skënderbeu
15 Janar, 15:20
-
Trump, plane për krijimin e një agjencie për mbledhjen e tarifave
15 Janar, 15:18
-
Transfertat kombëtare në euro u rritën me 30% vitin e kaluar
15 Janar, 15:15
-
Frrok Çupi: Mot i keq, apo bukuri e zorshme?!
15 Janar, 15:09
-
Ndalohet futbollisti i Sevillas, akuzohet për baste sportive! Rrezikon tre vite burg
15 Janar, 15:08
-
Armëpushim në Rripin e Gazës/ Hamasi do lirojë 33 pengje izraelite
15 Janar, 15:05
-
Hetimet për dosjen e SASPAC e çuan në pranga, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Beqajt për masën 'arrest në burg'
15 Janar, 15:02
-
Michelle Obama ‘thyen’ traditën, ish-zonja e parë nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trump si president i SHBA-së
15 Janar, 14:58
-
'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak
15 Janar, 14:48
-
Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni
15 Janar, 14:25
-
Një muze arti në Tiranë për skulpturat e Thanas Papës! Kompozimi i Skënderbeut, vepra që i dha medaljen e arit
15 Janar, 14:20
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi shokë skuadre, firmosin në një ekip
15 Janar, 14:20