
Shqiptarja.com ka siguruar dosjen e efektivit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj të arrestuar pasi dyshohet për lidhje me grupin e trafikut të drogës të Elvis Doçit. Haxhiaj dekonspironte operacionet e policisë, si edhe shiste informacione hetimore në këmbim të parave. Në një prej bisedave të zbardhura nga SkyECC, Haxhiaj komunikon me një person, ku e informon se Denis Myftiu dhe e gjithë familja janë në përgjim dhe duhet të bëjnë kujdes se çfarë flasin.
Në bisedën e mëposhtme, tregohet se Igli Haxhiaj ofron të japë informacionin për veprimet hetimore, në shkëmbim të përfitime monetare, duke u shprehur se, “besoj ai e di që ka një kosto”.
8AIVIH: Çfarë halli ka ky çuni qe mund ta ndihmosh.
I.Haxhiaj: Të kam shkruajtur qepar.
8AIVIH: Se jam me kte
I.Haxhiaj: Po ka ca gjera, unë çova dike atë dite që kapen braniolin, po ai shoku doli vonë, fëmijet ja çoj nusja.
8AIVIH: Po për ktë tani, çfarë është ajo qe mund ta ndihmojmë.
I.Haxhiaj: Besoj ai e di qe ka nje kosto, dhe duhet te jemi ne kontakt me mua qe mos bjer në sy dhe për mua.
8AIVIH: Çfarë halli ka ky kte moment, pse po i rrin nga pas, se po me pyet.
I.Haxhiaj: Ti bëjmë gjerat sikur ndodhin rastësisht, po u than muhabetetet mbaron pune ai.
8AIVIH: Une e kam bere burgun per italiant... aha ok.
I.Haxhiaj: Ne rregull thuaj, ai e di.
8AIVIH: Kete po i them.
Më vonë, Haxhiaj komunikon në SkyECC personalisht me Denis Myftiun, anëtarin e grupit të Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës. Që t’i japë informacion hetimor, Haxhiaj i kërkon Myftiut 15 mijë euro, duke i thënë se janë 3 veta që marrin nga 5 mijë euro.
“Kete qellim kisha me te ndihmu.......Vlla kjo pune ka nje kosto dhe po deshe ok po sdeshe ti e di..... qe te te ndihmoj dhe ke per ti pa gjojnat vlla...... Jemi 3 veta nga 5 mij vlla...... Une kam burreri dhe te tregoj gjithcka por duhet ti me bashkpunu dhe mos lon me dyshu qe nga e ke marr vesh. Por do e bejme rastesisht, dmth qe ti e verteton dhe mos biesh ne sy nga e more vesh”.
Nga përmbajtja e bisedave të mësipërme kuptohet se informacioni që ofron shtetasi Igli Haxhiaj te personi tjetër është informacion që lidhet me veprimet hetimore që kanë qënë duke u kryer në atë moment ndaj shtetasit Dario Myftiu. Nga këto biseda provohet qartë fakti se shtetasi Igli Haxhiaj informacionin e ofron në këmbim të përfitimeve monetare, duke i komunikuar se, “Jemi 3 veta nga 5 mij vlla”, shumë e cila duke u vlerësuar edhe në lidhje përmbajtjen e komunikimeve të tjera, vlerësohet se i korespondon shumës 15,000 Euro.
Lajmi kryesor:
DOSJA/ Ish-efektivi 15 mijë € pazar për shitjen e informacioneve sekrete: Jemi 3 veta...! Dyshohet edhe pjesë e trafikut të drogës me grupin e Visit të Pojës










