Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ironizoi opozitën për kërkesat e tyre të vazhdueshme për mocion me debat, më të fundit atë për mungesën e ligjit të minimumit jetik në projektbuxhetin e vitit 2026. Balla tha se në Kuvend po diskutojnë për këtë çështje, ndërsa ironizoi teksa tha se “ka nga ju që nuk kuptojnë shqip”.

Më pas i drejtohet Tabakut, teksa i thotë se gënjeve kur the se qeveria refuzon të rrisë pensionet.

“Të gënjesh pa tu dridhur buza e qerpiku është kurajo e madhe. Duhet të sqarojmë se sdiskutimi është për procedurë. Në Konferencën e kryetarëve ua kemi thënë se kërkesa juaj e merr përgjigjen menjëherë pas kësaj pike të rendit të ditës, kur qeveria i paraqet popullit shqiptar buxhetin më të madh në historinë e vendit 8.9 mld euro, nga të cilat 1.7 mld euro janë vetëm për politika sociale. Ata që na ndjekin e kuptojnë se kjo është strategji, garë mes jush, se kush mbledh ca firma për të kërkuar mocion me debat se nuk gjej dot.  Asnjë shpjegim tjetër se si përmes kësaj gare keni kërkuar mocione me debat më shumë se në 4 vite 2021-2025. Dëgjova dhe sapo u tha se po na mohohet e drejta jonë për debat. Po kemi bërë 40 orë debat në 2 muaj, nga tq cilat 23 orë i keni harxhuar ju. 17 ne dhe bashkë me qeverinë. Kjo është vetëm pak nga kjo histori marrëdhënieje me ju. Cituat disa kërkesa të tjera, po ua them edhe sot, nga ana jonë keni dakordësinë e plotë të miratojmë çdo kërkesë që vjen nëse është në përputhje me kushtetutën dhe rregulloren. Për ta kuptuar se ka ndër ju që nuk kuptojnë shqip, e rëndësishme të pranoni se rregullat këtu janë njësoj për të gjithë. Dhe nëse vazhdoni që të përdorni këtë 10 minutëshin për mocion, është puna juaj. Kolegia gënjeu fjalë për fjalë kur tha se qeveri që refuzon të ngrejë pensionet. Po ne jemi këtu për të miratuar ngritjen më të madhe të pensioneve të këtij vendi. Ti s’ke për të marrë vesh ndonjëherë ( i drejtohet Boçit), me këtë reformë të re, garantojmë ngritje progresive nga 2026-2030.”, tha Balla.


Lajmi kryesor:

Opozita i kthen shpinën, Rama në Kuvend: Me faqe për muri iu pafsha! 50 mln € i Llogarasë, si 450 mln € i inceneratorit! Në rrugë po tkurreni