'Ka ndërgjegjësim të lartë qytetar', mjeku shqiptar në Suedi: 50 % e popullsisë mendohet të jetë infektuar

'Ka ndërgjegjësim të lartë qytetar', mjeku shqiptar në Suedi: 50 % e popullsisë mendohet të jetë infektuar

Foto nga mjeku Agolli

Mjeku shqiptar neurokirugu nga Suedia, Armend Agolli foli për qasjen ndryshe që Suedia ka marrë ndaj koronavirusit duke thënë se kjo ka ardhur edhe si pasojë e ndërgjegjësimit të lartë qytetar në vend.

Ai tha se deri tani mendohet se 50 % e popullsisë mund të të prekur dhe pikërisht ky ka qenë qëllimi që të krijohej sa më shpejt imuniteti. Mjeku shqiptar Agolli tha se Suedia e ka mirëmenaxhuar krizën dhe nuk ka pësuar kolaps të sistemit shëndetësor.

"Shkollat fillore dhe qendrat tregtare janë ende të hapura dhe Suedia ka një strategji krejt tjetër në krahasim me vendet e tjera. Mendohet se 50 % e popullatës besohet se është infektuar dhe kjo është një strategji e zgjedhur që të fitohet imuniteti nga populli ndaj këtij virusi. Suedia nuk ka pasur kolaps të sistemi shëndetësor si vendet e tjera dhe fluksi i pacientëve është përballuar mirë. Këtu popullata është shumë e ndërgjegjësuar dhe e mirinformuar se nuk duhet të vijë ën spital kur ka simptoma të lehta. Vetëm atyre që kanë simptoma të mesme dhe të rënda, u bëhet triazhimi dhe shtrohen në spital. Pran nuk është vetëm strategji e qeverisë por dhe ndërgjegjësimi dhe informimi i lartë i popullsisë", tha Agolli.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen