Eneda Tarifa është vënë në qendër të mediave gjithmonë si moderatore dhe këngëtare. Por pavarësisht se është munduar ta ruajë me fanatizëm jetën e saj private, mediat rozë nuk mund të linin pa komentuar ndarjen e saj nga bashkëshorti, Erjon Zaloshnja.
E ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit" të Rudina Dembacajt, Eneda ka folur për kohërat e vjetra që ka kaluar në spektaklin e humorit “Portokalli”. E pyetur se kë do të hiqte nga Portokallia nëse do të bëhej drejtoreshë e këtij spektakli, Eneda u shpreh se emrin do ja thotë në kafe Rudinës pasi nuk do që të krijojë armiq.
"Nuk besoj se dua të krijoj dhe të bëj armiq në këto momente kështu që besoj se do mbetet për të ta thënë në kafe. Ka njerëz që hanë bukë kot. Vend të veçantë mban Flori, i cili është shumë i talentuar, një njeri me shumë dimensione që di të krijojë karaktere dhe pse nuk ka bërë një shkollë për aktrim. Këta njerëz që ecin vetë dhe vetëm me punën e tyre, unë i adhuroj. Me një respekt dhe mall të veçantë, ne vazhdojmë miqësinë me familjen e tyre,"- u shpreh Eneda.
Me siguri që ish-kolegët e saj i ka ngacmuar kjo deklaratë.
O Dhurata o Dhurata si i thon kësaj fjalës ne Eng
PërgjigjuPo, kjo e ha plot!
Përgjigju