Skandali i financimit rus të PD-së/ Tani akuzat e SHBA (për Bashën) bindin Berishën: Të rihapen hetimet! Ish-kryetari: S’kemi marrë para nga Moska

TIRANË- Publikimi i raportit sekret amerikan se Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike për të shtrirë ndikimin e saj, mes të cilave edhe 500 mijë dollarë për PD-në në 2017, ka rizgjuar sërish përplasjen mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Megjithëse ish-kryedemokrati Basha, mohoi se forca e politike të cilën drejtonte në 2017, të ketë marrë financime të huaja me burime ruse, Sali Berisha kërkon që çështja të rihapet, duke përdorur kështu një standard të dyfishtë.

Kjo pasi siç duket, tani provat e SHBA-së kundër Lulzim Bashës e kanë bindur Berishën që të kërkojë rihetim të çështjes për rivalin e tij, por për veten e tij, i shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion të nivelit të lartë dhe minim të demokracisë, kërkon prova!

Në reagimin e tij të shkurtër, Lulzim Basha nënvizoi se PD i ka kërkuar hetim drejtësisë, pas këtyre akuzave të cilat janë bërë publike disa vite më parë, por drejtësia hodhi poshtë pretendimet për financimet e huaja. Basha ripërsërit se PD është krenare për partneritetin e palëkundur me aleatin strategjik, SHBA-në dhe janë të vendosur për të ecur përpara  krah të aleatëve euro-atlantikë.

‘Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja. Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.’- shkruan Basha.

Që nga viti 2014, Rusia ka financuar partitë politike në mbi 20 vende me 300 milionë dollarë për të rritur ndikimin e saj dhe presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik, sipas një zyrtari të lartë amerikan. Pretendimi i Departamentit të Shtetit bazohet në një vlerësim të deklasifikuar të inteligjencës amerikane të publikuar të martën.

Historia e dosjes së lobimit rus nga PD
Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Por kush fshihet pas kompanisë “Biniatta Trade”, që rezulton fantazmë e regjistruar në parajsat fiskale dhe çfarë e lidh me rusët? Në një artikull të gjatë hulumtues rreth këtyre pagesave për Muzin Capitol, revista amerikane Mother Jones ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë. (lexo ketu). Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit duke ngritur dyshime për origjinën e paravee  duke sjellë nisjen e hetimeve nga prokuroria. Më pas prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur për falsifikim dokumentash ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt lidhur me pagesat për firmën Muzin. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë shpjegime të ndryshme për pagesën 500 mijë dollarëshe, duke u shprehur në fillim se ajo u dha nga shqiptaro-amerikanët, por më pas është shprehur se “Çfarë ka bërë lobuesi dhe si e ka bërë lobuesi e di ai. Janë marrëdhënie të firmës Muzin me palë të treta”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:33
Financimi rus i PD, Berisha 'shet' menjëherë Bashën: Të hapet urgjentisht dosja, e mbylli Edi Rama

 

Pas publikimit nga një raporti sekret amerikan se Partia Demokratike është financuar me rreth 500 mijë dollarë nga rusët në vitin 2017, kohë kur kjo parti drejtohej nga Lulzim Basha, ka ardhur edhe reagimi i Sali Berishës. Berisha ka ‘shitur’ menjëherë Lulzim Bashën duke kërkuar që të rihapen urgjent hetimet të cilat sipas tij i mbylli Edi Rama.

‘Ne e konsiderojmë ndërhyrjen financiare për interesa malinje, që bien ndesh me interesin kombëtar të Shqipërisë dhe orientimin e saj perëndimor, si një cënim flagrant të sovranitetit të vendit, nga një agresor që po lan në gjak popullin mik te Ukrainës. Gjithë përgjegjësitë për këtë bien mbi Lulzim Bashën, i cili për orekset, agjendat, hallet dhe shkeljet personale, vendosi të rrënonte sovranitetin e Partisë Demokratike dhe të merrte zvarrë vullnetin e demokratëve. Partia Demokratike kërkon rihapjen e menjëhershme të çështjes në fjalë, të mbyllur me ndërhyrjen e Edi Ramës tek gjyqtarët e korruptuar, i cili më parë kishte denoncuar vetë financimin e Lulzim Bashës nga rusët, por tani i duhej te shpëtonte pengun e tij të dobishëm për të shkatërruar Partinë Demokratike.’- thuhet në një deklaratë të zëdhënëses së Rithemelimit.

Ora 11:34
Publikimi për skandalin e financimit rus në PD, Bardhi: Thashethem i vjetër, e dhënë e ripërsëritur

 

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi e cilësoi si thashethem të vjetër lajmin se PD në drejtimin e Bashës ka marrë financime ruse. Ai u përgjigj se mjafton që të pyetet dhe të përgjigjet personi përgjegjës.

‘Së pari unë njihem si Gazment Bardhi dhe mbaj përgjegjësi për emrin tim. Ai lajm nuk është i ri , ai është një lajm dhe thashetheme i bërë prej kohësh që ka marrë një përgjigje nga Basha dhe s’kam një koment shtesë.

Nëse lexon artikullin thotë që është thashethem. Mediat që financohen nga paratë e oligarkëve të lutëm më shumë interes për këto. Këtyre mediave iu referohem unë të cilat janë bërë njësh me sistemin, të cilët vazhdojnë dhe riciklojnë të njëjtën përgjigje.’- tha Bardhi.

Nuk thash as nuk e besoj VOA as e besoj, sikudër paralelja që hiqni ju nuk qwndron. Për Berishën ka vendim të DASH për në parneteriteti me SHBA është i një rëndësie strategjike. PD nuk thash asgjë nga komentet që ju i jepni mundësi vetes. Unë nuk thash as uk e besoj dhe as nuk mbajta qëndrim. Është një e dhënë e ripërsëritur. Nuk kishte asnjë dokument apo të dhënë shtesë të ndryshme nga ato që publiku shqiptar ka dhënë më parë. në 2017 nuk kam patu asnjë funksion në PD.

Ora 11:08
Rusia financoi PD-në me 500 mijë dollarë në 2017? Genc Pollo: Partia Demokratike të bëjë transparencë për këto para

1663146789_8000GencPollo.jpg

Demokrati Genc Pollo, i rreshtuar në krah të Sali Berishës, tha se Partia Demokratike duhet të bëj transparencë mbi “500.000 dollarët rusë të Lulzim Bashës”. Ai tha se kemi të bëjmë me pohime zyrtare që Lulzim Basha atëherë mori financim nga një vend jomiqësor, sidomos sot me agresionin ndaj Ukrainës.

Për këtë, Pollo thotë se propozon zyrtarisht Berisha e Flamur Noka të ndërmarrin një audit të plotë të çështjes të drejtuar nga një Komision i Posaçëm.

“PD të bëjë transparencë mbi “500 000 dollarët rusë” të Lulzim Bashës . Sipas mediave ndërkombëtare një zyrtar i qeverisë amerikane deklaroi se agjencitë e zbulimit të ShBA po informojnë konfidencialisht disa shtete për financimet e fshehta të Rusisë ne favor të politikanëve të caktuar në më shumë se 24 shtete. Ned Price zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së i quajti këto financime të Kremlinit si sulm mbi sovranitetin e këtyre shteteve. Një zyrtar amerikan anonim i deklaroi Agjencisë France Presse se Rusia shpenzoi afro 500 000 USD për të mbështetur Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare të v 2017. Si deputet i zgjedhur në v. 2017 i kam besuar shpjegimeve publike të asokohe kryetarit Lulzim Basha se në asnjë mënyrë burimi i financimit nuk ka qenë Rusia ose të tjera shtete apo organizata jo miqësore me Shqipërinë (fatkeqësisht organeve partiake nuk ju paraqit siç parashikon statuti raporti financiar vjetor që mund të hidhte dritë mbi detajet e këtyre pagesave). Këto financime kanë ndodhur jashtë buxhetit zyrtar te partisë dhe kanë përdorur guaskat fiskale jashtë vendit tonë. Këtu mund të kemi të bëjmë me parregullsi administrative e ligjore; mbase edhe me shkelje penale.  Por sot nuk kemi thjesht këto probleme të cilat mbeten pjesërisht të pazgjidhura.  Sot kemi të bëjmë me pohime zyrtare amerikane se Basha mori financime në v. 2017 nga një shtet atëherë jomiqësor dhe sot, me agresionin e përgjakshëm kundër Ukrainës dhe rendit ndërkombëtar, nga një shtet armik.  PDSh si partia që historikisht rrëzoi komunizmin dhe e orientoi Shqipërinë drejt Europës e Perëndimit nuk ka asnjë arsye të mbajë të tilla njolla, hije apo dyshime.  Prandaj do të propozoj zyrtarisht që udhëheqja aktuale, përfshi kryetarin Berisha e Sekretarin e Përgjithshëm Noka të ndërmarrin një audit të plotë të çështjes të drejtuar nga një Komision i Posaçëm. Raporti i auditimit duhet t'u prezantohet Kryesisë, Këshillit Kombëtar, Grupit Parlamentar si dhe të publikohet në websitin e partisë.  Unë jam i ndërgjegjshëm se situata është komplekse: për shkak të ndërlikimeve gjyqësore një sërë tagrash partiake nga aksesi në llogaritë bankare deri tek websiti i partisë janë ende të kontrolluara nga Basha e njerëzit e tij. Gjithashtu çfarëdo informacioni amerikan të marrë qeveria Rama mendoj se nuk do e përdorë në interesin shtetëror por për të dëmtuar opozitën edhe tashti që Basha ka ikur. E ka provuar këtë edhe duke keqpërdorur ndërkombëtarë të caktuar.  Por këto nuk janë arsye që PD të mos pastrojë plehun e mbetur në Haurin e Avgjisë. Qoftë edhe duke thirrur para Komisionit të Posaçëm të Auditimit të tërë zyrtarët partiakë përgjegjës; përfshi edhe ish kryetarin e partisë. Dhe duke bërë transparencë të plotë mbi çështjen”, u shpreh Pollo.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LOLI: 15/09/2022 08:48

    po mire mo po si s kini cike turp qe llapni, po nese eshte e vertete, a nuk keni dale ju deputet nga keto para qe jane hedhur per fushate? Si mor pijanec nuk din gje ti, po dorezoje mandatin tani qe e more vesh sepse e ke me financime te paligjshme. Ne vend qe ta mbyllni gojen, ju e shqyeni me shume...o shtet plere, o SPAK HALE !!!

    Përgjigju
  • Iris: 15/09/2022 02:31

    Sala,Pollo,Bardhi,Basha,etj bejne shejtan budallain tani,sikur nuk kane marre,ose nuk dinin gje,por ne te vertete e dinin dhe e dinin shume mire dhe asprat u pelqyen atehere.Tani Berisha jo vetem ben //te paditurin//,por dhe //te drejtin// duke e hedhur Bashen nen shinat e drejtesise.Dhelpra plake kerkon te vrase dy zogj me nje gur,edhe te hakemerret qe e shpori nga PD dhe te rimarre postin e kryetarit duke e nxjerre te implikuar vetem ate.

    Përgjigju
  • Alb: 14/09/2022 23:06

    Njeri me pleh se tjetri.

    Përgjigju
  • Kik: 14/09/2022 22:39

    O zot keta duhet te futen ne burk te gjithe dje i mbronin sot thone i ka bere basha.

    Përgjigju
  • Franc: 14/09/2022 17:58

    Te pakten mos komento fare mos thuaj qe skemi marre lek

    Përgjigju
  • Edi: 14/09/2022 17:58

    Ate do thuash ti o pinok normal

    Përgjigju
  • Jarina: 14/09/2022 17:40

    Ska pse te genjej amerika o lulo

    Përgjigju
  • Ger: 14/09/2022 17:40

    Ameriak nuk genjen kurr

    Përgjigju
  • Miri: 14/09/2022 16:51

    Po Taulant Balla pse nuk reagon per Bashen? Edhe ne kete rast fajin e ka Saliu.

    Përgjigju
  • beni: 14/09/2022 16:46

    lesh lesh, bgerisha i thoshte, pengu pengu, e per ketye e kishte jo se e kishin marre peng vertete

    Përgjigju
  • Kejda: 14/09/2022 15:07

    Ore kto jane kto qe kane marr kshu perciptazi lere pastaj ca bohet mes atyre haahhaha turp sale

    Përgjigju
  • Risa: 14/09/2022 15:06

    Po nga ku i moret nese si keni marr aty doemos keni marr diku tjt ahahha

    Përgjigju
  • Luan: 14/09/2022 12:23

    Po e hane edhe trimat e xhajase , me duket se moren fund

    Përgjigju
  • Alban: 14/09/2022 12:22

    Po Shba ta nxorri mor lyf , se ca thu ti nuk i plas njeriu po fol me babin tend e gjeni vrime e futuni

    Përgjigju
  • Dyrdyl Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 14/09/2022 12:22

    O Gazmend ziu thashetheme i quan ti pislliqet e tua. Po prit o qorglly se do vi dita dhe për ty mor kaush që Rexhep Öeka me 7 klas shkoll ta mush a Gazmendi karallo.

    Përgjigju
  • iliri: 14/09/2022 11:47

    Imagjino keto kerkojne transparence per leket qe jane mrena per mrena partise

    Përgjigju
  • vilson: 14/09/2022 11:32

    kto te opozites kto jan hajdutat me te medhenj te ketij kombi

    Përgjigju
  • sisi: 14/09/2022 11:32

    mjaft kemi hequr keq kohen e komunizmit,por kjo pd ja kemi pare sherrin,sa vrasjet sa vjedhjet sa shkaterrimet qe nuk lene qender industriale pa shkaterruarprishen cdo urbanistike ndertimore sa djemte e ri u vrane jane ne burge brenda dhe jashte vendit ,kurse keto kane miljona dhe pasuri perrallore,kam qene i shtypur ne kohen e komunizmit por sikur shikohet tani me mire i shtypur atehere se sa kete kohe qe sollen keto te pd

    Përgjigju
  • xhesi: 14/09/2022 11:31

    ketu merr kuptim ajo fjala qe doli ateher per ty qe ke shum vila, ja si i ke blere me leket qe ju ka dhen rusi

    Përgjigju
  • Miri: 14/09/2022 11:23

    U be i gjalle ky. Dale se sa kane filluar, do shikosh fundin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë