"Ka qenë një luftë", Jonida Maliqi flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti: Jam çliruar
Pas 17 vitesh martesë këngëtarja Jonida Maliqi u divorcua nga bashkëshorti i saj biznesmen, Gentin. Maliqi ka folur për herë të parë për këtë ndarje duke u shprehur se ka qenë një luftë për të por që tashmë ndihet e lirë dhe ka vijuar jetën e saj.
Jonida Maliqi dhe Genti
Historia e tyre e dashurisë zgjati plot 17 vite por më pas u divorcuan. Këngëtarja Jonida Maliqi u martua me bashkëshortin e saj Gentin, dhe nga kjo lidhje lindën edhe një djalë i cili sot jeton me këngëtaren. Jonid aka folur për herë t ëparë për këtë ndarje duke e cilësuar mjaft të vështirë. Në një intervistë opër revistën "Ëho", ajo është shprehur se ka qenë një luftë e brendshme për të, pasi nuk gjenin më paqe pranë njëri-tjetrit.
"E ke kaluar ti ndarjen tënde? Shumë njerëz e shikojnë të vështirë?"- e ka pyetur gazetarja.
"Pa dyshim, do tregohesha hipokrite në qoftë se do thoja jo. Ne e vendosëm që nuk do të ishim më bashkë. Kjo, ka qenë një ndër periudhat më të vështira të jetës sime. Është dashur shumë kohë që të dilnim në atë vendim. Ka qenë një luftë e brendshme që nuk e kam reflektuar jashtë, ndaj shumë njerëz janë çuditur në momentin që morën vesh lajmin, sepse unë vazhdova rutinën time. Kaloi vetëm në këtë mënyrë, duke menduar për vetveten, për Danin, për të mirën e familjes dhe për të mirën tonë si çift. Kishim mbërritur në një pikë që nuk mund të ishim të qetë pranë njëri-tjetrit, vetëm distanca do na bënte mirë, ashtu sikurse jemi sot në paqe. Koha shëron gjithçka. Me kalimin e saj çdo gjë shuhet, nuk harrohet, por ama nuk ke më emocionet e dikurshme dhe sa herë më pyesin, kjo është këshilla ime e vetme, efekti kohë. Jemi njohur shumë të rinj, e perceptojmë ndryshe kur rritemi. Kur jemi të vegjël dashurojmë, idealizojmë në një mënyrë tjetër. Kur rritesh gjërat i shikon në një këndvështrim ndryshe dhe është çështje përshtatjeje,"- ka rrëfyer Jonida.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4467
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Nuk paguan pensionin ushqimor të djalit’, Jonida Maliqi hedh në gjyq ish-bashkëshortin
18 Nëntor, 19:26
-
Ora, veshjet e diploma, ekspozohen sendet personale të Musine Kokalarit! Bibika rrëfen amanetin e disidentes
12 Nëntor, 12:47
-
Pas një viti bashkëjetesë, Armando Broja i jep fund lidhjes me influenceren angleze?
31 Gusht, 16:32
-
Si ta bëni dikë t'ju tregojë sekretet e tij
16 Prill, 09:28
-
Ajsel Abazi konfirmon ndarjen nga futbollisti Eros Grezda: Nuk jemi më bashkë
14 Prill, 16:27
-
Çfarë do të thotë kur ëndërroni për ish-in tuaj? Ja shpjegimi
5 Prill, 10:31
-
Ja katër shenjat që tregojnë se marrëdhënies suaj i ka ardhur fundi
23 Shkurt, 14:27
-
Kantautori Altin Goci: Ja këshillat që do u jepja sot vajzave të mia…
28 Korrik 2023, 14:11
-
'Gruas i ra të fikët sapo pa thikën, greku i rrëmbeu foshnjën nga duart dhe ia rrëzoi përdhe'/ Rrëfimi i priftit nga Përmeti në vitin 1917
11 Korrik 2023, 09:27
-
Shenjat që tregojnë se lidhja juaj e dashurisë nuk po ecën siç duhet
5 Korrik 2023, 22:12
-
Imazhi i ri i modës italiane në Tiranë, ‘shefja’ e ‘Vogue’: Rrëfejmë identitetin tonë! Jonida Maliqi: E ndiqja që adoleshente! 3 ‘sekrete të arta’ për veshjen e duhur
9 Maj 2023, 16:29
-
Këto 2 shenja të horoskopit e kanë të vështirë të kalojnë një ndarje
11 Nëntor 2022, 17:53