‘Ka një rritje të lehtë të numrit të personave të prekur nga sëmundje tumorale në Shqipëri’, kështu është shprehur specialisti i ISHP Alban Ylli.
I ftuar në një lidhje skype ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri në Report Tv, me gazetarin Nertil Agalliu, specialisti u shpreh se tha se 3 llojet e kancereve më të shpeshta në Shqipëri janë i gjirit tek femrat, i lëkurës dhe mushkrive.
‘Ka një rritje të lehtë dhe duhet të jemi të përgatitur që në të ardhme të presim një rritje të riskut për tu prekur nga sëmundje tumorale në Shqipëri. Shqipëria ka një risk të vogël krahasuar me vendet Europiane. Për disa kancer ne kemi ngjashmëri me vendet e tjera, si ato të lëkurës, gjirit tek femrat, mushkrive, këto janë 3 kanceret kryesore në Shqipëri. Po ashtu, kemi kancerin e stomakut që ka qenë në shifra të larta në Shqipëri. Për kancerin e gjirit dhe i zorrës së trash do të presim një rritje të riskut me ndryshimet sociale dhe demografike dhe stilit të jetesë në Shqipëri, do të vijë duke u rritur’ tha ai.
Sa i takon gjinive që janë më të prekura, Ylli tha se numri më i lartë i të prekurve janë meshkuj.
Sipas specialistit të ISHP, tek femrat dy nga llojet më të shpeshta janë kanceri i gjirit dhe i qafës së mitrës.
‘Kanceret janë më të shpeshta tek meshkuj, kemi 9 vite që i monitojmë me kujdes dhe këto mund të vijnë edhe si pasojë e konsumimit të alkolit dhe duhanit. Janë në mosha të larta 86% janë mbi 50 vjeç një për qindje e vogël haset nën moshën 30 vjeç. Tek femrat hasen kanceri i gjirit dhe ai i qafës së mitrës’, tha ai.
Teksa iu referua shifrave lidhur me numrin e të prekurve në vit, ai tha se janë rreth 6700 raste të reja në vit.
‘Janë 6700 raste të reja me kancer në vit në Shqipëri. Po ta krahasojmë me vendet e tjera të rajonit ky risk është më i ulët. Është një sëmundje serioze dhe vdekjeprurëse, por mund të menaxhohet nëse kapet në kohë. Disa lloje na lanë më shumë kohë, por është sëmundje që mund të menazhohet, diagnoza e hershme është një nga mënyrat”, tha ai.
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.7%
-
Pak
12.6%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 596
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Specialja i dha leje Thaçit të vizitojë varrin e të atit, deputeti Haliti: Praktikë që është bërë nga gjykata dhe më herët! Asnjëra palë s'i ka numrat për formimin e qeverisë
21 Mars, 12:39
-
Dash Sula u la jashtë listave, Shabani: S'u ra dakord të garojë tek e hapura! Kemi futur familjarët tanë fiktivisht që të dorëhiqen, beteja jonë me klasën e vjetër
20 Mars, 15:30
-
Zgjedhjet/ Amuli për Report Tv: Berisha e shiti listën e kandidatëve në Shkodër, Primaret të turpshme, u tall me demokratët! PD-në e përdor për interesa personale
20 Mars, 14:16
-
Kandidatja e parë e komunitetit rom në listat e PS në Vlorë, Ina Majko: Historike, kandidoj në kushte të barabarta! Partia ka marrë risk
20 Mars, 14:11
-
A rrezikohen vota të pavlefshme? Kume: Nuk duhej një fletë votimi kaq e madhe! Në Tiranë do jetë e vështirë të administrohet nga zgjedhësit
20 Mars, 14:04
-
Qori në Report Tv: Luftën e kemi me oligarkinë ekonomike! S’bashkojmë vota me Ramën e Berishën! Partitë e tjera të vogla? Të parëndësishme
19 Mars, 15:37
-
Tragjedia me 59 viktima në Koçan/ Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës: Klubet në Tiranë kanë siguri, ligji i detyron bizneset të pajisen me certifikata
19 Mars, 14:24
-
Marrëveshja ushtarake tripalëshe/ Eksperti i Sigurisë: Me rëndësi strategjike, Kosova përfiton shumë, do krijojë lidhje të tjera
19 Mars, 12:37
-
VPN për të hapur TikTok në Shqipëri? Inxhinieri i IT: E ligjshme, por rrezikon të dhënat! Një kompani deklaroi rritje me 1200 përqind të instalimeve në Shqipëri
19 Mars, 12:31
-
Tragjedia me 59 të vdekur në Maqedoninë e Veriut, gazetari për Report Tv: Ende nuk ka asnjë dorëheqje, pushteti po mbron ata që e shkaktuan
19 Mars, 12:13
-
Açka për Report Tv: Berisha në lista vetëm besnikët, i duhen 'ushtarë kazerme'! Rama e Basha 'cirk'
18 Mars, 17:02
-
Protestat në Serbi/ Ish ambasadori Nesho: Vuçiç mund ta 'transferojë' problemin jashtë vendit! Negociatat për Ukrainën? Putin ndihet komod, nuk e do armëpushimin
18 Mars, 13:42