Shqiptarja.com zbardh edhe të kaluarën e personit tjetër që është në kërkim për vrasjen mbrëmjen e djeshme në Laç, Vinçesk Palit (Bushi). Ai ka qenë i arrestuar dhe dënuar në 2017 për armëmbajtje pa leje, ndërsa është liruar nga drejtësia me shërbim prove. Fillimisht ai u dënua me 6 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar iu ul masa në 1/3 dhe 2 vitet që i mbetën iu lanë në shërbim prove. Bashkia Kurbin dërgoi në gjykatë një letër me arsyetimin se Pali ka sjellje të mirë në komunitet.
Lajmi kryesor:
Zbulohen vrasësit në Laç, të rinjtë ikën me vrap, autorët i ndoqën dhe i qëlluan/ Zbardhet dinamika si nisi sherri
