'Ka të infektuar me COVID-19 të shtrirë në mes të korridorit, është kaos'/ Përhapi panik në media, izolohet i dënuari në burgun e Drenovës

'Ka të infektuar me COVID-19 të shtrirë në mes të korridorit, është kaos'/ Përhapi panik në media, izolohet i dënuari në burgun e Drenovës

Foto ilustruese nga Burgu i Drenovës

KORÇË- Telefonatat në media, ku përhapte panik duke thënë se në burgun e Drenovës ka të prekur me koronavirus të shtrirë mes korrridorit, i kanë kushtuar shumë të dënuarit Fitim Niklekaj.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se i burgosuri Fitim Niklekaj është izoluar në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë, pasi ka përhapur panik me deklarata të rrema në mediat.  Siç shihet në dokumentin që Report Tv disponon, Gyqtari Arben Lera ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorit Ilir Bano, duke caktuar masën e përkohshme për vendosjen në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë të të dënuarit Fitim Niklekaj. Ky i fundit në media deklaronte se në burgun e Drenovës është kaos.

“Ja në mes të korridorit ka të dënuar. Shkoi grupi i gatshëm që është këtu dhe nuk ka njeri çfarë i bën. Këto janë te burgu i Drenovës, siguri e lartë. Nuk e di, këtu është bërë një kaos i paparë, njerëzit janë të sëmurë, gjithë natën i ke pa gjumë. Gjithë natën rrinë duke kërkuar ilaçe, s’ka ilaçe. Nuk do kush me dit për ta. Ja edhe tani po bëhet i njëjti debat, në këto çaste. Bukë e ushqime këto lloje gjërash janë pisllëk fare", mësohet të ketë thënë ai në media, të cilat nga hetimet e kryera rezultuan të pavërteta.

Dokumenti i plotë

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë

Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë