'Ka vetëm dy gjini', DASH mbyll faqen ku përzgjidhej gjinia 'X' në pasaportë

'Ka vetëm dy gjini', DASH mbyll faqen ku përzgjidhej gjinia 'X' në pasaportë

Departamenti Amerikan i Shtetit

Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka mbyllur ëebsite-in që informonte qytetarët për mundësinë e përzgjedhjes së gjinisë alternative në pasaportat amerikane.

Ky veprim ndodhi vetëm një ditë pasi presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që njeh vetëm dy gjini, mashkull dhe femër, duke përjashtuar njohjen zyrtare të personave transgjinorë.

Faqja e internetit informonte qytetarët se ata mund të zgjidhnin një nga tre opsionet për shënuesin gjinor në pasaportat e tyre: mashkull (M), femër (F), ose një identitet të papërcaktuar ose alternativ (X). 

Në njoftim theksohej se aplikantët nuk kishin nevojë të paraqisnin dokumentacion mjekësor për të ndryshuar shënuesin gjinor.

Tani, faqja në fjalë ridrejton përdoruesit në një seksion të përgjithshëm për informacionin mbi nxjerrjen e pasaportave.

Në urdhrin ekzekutiv të firmosur në ditën e parë në detyrë, Trump deklaroi se qeveria federale do të njohë vetëm dy gjini mashkull dhe femër duke argumentuar se këto gjini janë të pandryshueshme dhe bazohen në realitetin themelor dhe të pakundërshtueshëm.

S.B/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse nuk ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj  tarifat dhe sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA

Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse nuk ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat dhe sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA