Kabinat elektrike të hapura në Tiranë rrezik për qytetarët, eksperti: Janë përgjegjësi e OSHEE-së! Elektricistët të paktë në numër, i vështirë monitorimi në terren

TIRANË- Pas rastit ku një fëmijë 11 vjeçar ra në kontakt me energjinë ndërsa ishte duke luajtur pranë pallatit, Report Tv bëri një vëzhgim nëpër kryeqytet. Kabina e kaseta elektrike të pasigurta sheh kudo në lagjet e Tiranës sidomos në pallatet e vjetra.

Azmer Duleviç, ekspert për energjinë elektrike, në një intervistë për Report Tv, thotë se përgjegjëse për kontrollin e kabinave të hapura është OSHEE.

‘OSHEE është përgjegjëse. Pranë OSHHE janë drejtoritë e përcaktuar sa i përket sigurisë dhe mbarëvajtjes për mjetet e kontrollit të sahateve por edhe për pikat e shpërndarjes. Qytetarë të ndryshme nga pakujdesia mund të bien në kontakt me rrymën elektrike dhe kjo do të ishte fatale, pasi kemi të bëjmë me tension, ku nuk ka asnjë masë mbrojtëse. Çdo kush mund ti hapë dhe mund të bjerë në kontakt e mund ti prekë dhe të ndërroi jetë.’- tha Duleviç.

Një nga arsyet pe kjo po ndodh është fakti se është pakësuar numri i elektricistëve dhe kjo është alarmante theksoi Azmer Duleviç për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’. Sipas Duleviç me këtë numër të elektricistëve është i vështirë monitorimi në terren. Madje ai shtoi se edhe faturimi po bëhet një herë në 2-3 muaj për shkak të mungesës së punonjësve në terren.

‘Një nga arsyet është se siç po ndodh në çdo sektor tjetër, po ndodh me ikjen e punonjësve edhe në sistemi elektro energjetik. Po largohen elektricistët. Është e pamundur që më ketë numër të elektricistëve të bëhet një kontroll për identifikimin dhe shmangien problemeve. Duhet të shtohet numri i punonjësve. Është alarmante kjo situatë dhe do zgjidhje emergjente, sot jo kur të jetë vonë. Merren masa si në rastin konkret i ka vendosur një kyç dhe një kapak. Është e papranueshme kjo situatë. Po bëhet faturimi, çdo 2-3 muaj pasi nuk ka punonjës në terren.’- tha Duleviç.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Denoncim: 19/07/2023 17:53

    Pallati 41, lagja 21 dhjetori, parafabrikati mbrapa hotel Mondialit. Oshee beri kabinen, nuk zevendesoi deren e kabines qe eshte kati i pare i pallatit. Me deren hapur, ne dimer flejne endacake dhe ne vere dera rri vetem e hapur. Luajne femijet e vegjel brenda qe eshte katastrofe. Boll u.kemi bertitur. Boll jemi ankuar te OSHEE. Aty ka tre transformatore. Tjeter fakt eshte qe te gjitha pallatet e reja marrin energji vetem tek kjo kabine. Kushti teknik i nje pallati te ri qe ndertohet eshte qe kabinen ta beje vete ndertuesi. Keto kane gjetur zhgjidhjen qe leket te xhepi drejtori, e energjine te 5 pallatet e reja ta marrin vetem ye kjo kabine. Kjo do hetim penal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë