Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të mbledhë sot (25 Dhjetor) kabinetin e luftës për të diskutuar planin trefazor të paqes të vënë në tryezë nga Egjipti.
Ditët e fundit, liderët politikë të Hamasit, Xhihadit Islamik dhe disa përfaqësues të qeverive perëndimore shkuan në Kajro.
Plani përfshin një armëpushim për lirimin e pengjeve, krijimin e një qeverie teknike palestineze që ka autoritet mbi Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor dhe negocimin e një marrëveshjeje politike që do të çonte në një fund të plotë të armiqësive.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Izraeli shpall armëpushim prej 4 orësh në Gaza! Krishtlindje të përgjakura, 68 viktima! Hamasi kundërshton planin egjiptian të paqes që po shqyrtohet nga qeveria izraelite









