Kabineti i presidentit Ilir Meta preket nga Covid/ Këshilltari Gashi tregon si e fitoi 'betejën': Virusi një armik i pabesë

Kabineti i presidentit Ilir Meta preket nga Covid/ Këshilltari Gashi tregon si e fitoi 'betejën': Virusi një armik i pabesë

Flamur Gashi

Kabineti i presidentit Ilir Meta është prekur nga Covid.

Bëhet fjalë për Flamur Gashin këshilltarin e presidentit Ilir Meta për çështjet ndërkombëtare, kryesisht ato të Rajonit i cili e ka fituar betejën me Covid.

Ka qenë vetë Gashi ai i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale, bën me dije lajmin, ku tregon se është infektuar edhe familja e tij. “Unë dhe familja ime e ngushtë, për më shumë se dy javë u përballëm me Sars Covid-19, këtë armik të pabarabartë, të fshehtë dhe shume të pabesë”, shprehet Gashi.

I infektuar disa muaj më parë ka qenë edhe vëllai i tij, Arben Gashi, që është deputeti i LDK-së. Edhe ai e ka fituar betejën me sëmundjen mandje ka qenë një kujdestar i mirë për të vëllain në këtë fazë.

Nuk është fare e lehtë përballja me të, por fal Zotit, kujdesit të vëllait tim Arbenit që e ka kaluar më herët Sars Covid-19, konsultave të pandërprera me mjekët si dhe terapisë së duhur, mbështetjes morale nga ana e miqve dhe familjarëve të shumte, ia dolëm ta kalojmë këtë situate dhe të rezultojmë Covid negativ. Faza rikuperuese kërkon kohën e vet dhe trajtimin e duhur…Te dashur miq ! Uroj me gjithë zemër që kushdo që po përballet dhe do të përballet me Sars Covid-19, ta kalojë sa më lehtë dhe më sa më pak pasoja.

Sars Covid-19, nuk është shaka dhe nuk bëhet lojë me të! Ju lutem që për të mirën tuaj dhe më të dashurve tuaj, me shfaqjen e simptomave të para të kontaktoni mjekët që merren me Sars Covid 19 ! Zoti qoftë me ju dhe të dashurit tuaj”, shprehet Gashi më tej në postim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mona: 18/10/2020 19:43

    Thuaja Mones qe s'beson

    Përgjigju
  • O tej: 18/10/2020 15:12

    Ishalla u kap te gjitheve me ne kry kokelipen e Skraparit e tu shuje rracen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët