Kabllot pa kriter mbulojnë qiellin e
Lezhës,kompanitë i vendosin pa leje

Kabllot pa kriter mbulojnë qiellin e<br />Lezhës,kompanitë i vendosin pa leje
LEZHE-Operatoret kabllore, ato të transmetimeve digjitale dhe të fibrave optike në Lezhë do të kenë vetëm 1 jave kohë për të sistemuar dhe vendosur në tubacionet përkatëse kabllot e tyre ajrore.

Bashkia Lezhë jep ultimatum një javë për heqjen e tyre

Pas këtij afati bashkia do të hedhe në toke të gjithë rrjetin e vendosur në shtylla dhe në mënyrë të parregullt. Këtë u komunikoi palëve të interesuara nënkryetari bashkisë, Enver Hafizi.

Ai u kërkoi këtyre subjekteve që të paraqesin projektet e tyre ku të përcaktohet edhe mënyra sesi do të realizohet prej tyre heqja e kabllove ajrore për ti kaluar nëntokë
 
“Është një situatë që vazhdon prej disa muajsh, ne kemi dërguar disa herë shkresa për të larguar  kabllot ajror dhe sistemimin. Me gjithë insistimin tonë gjendja ashtu ka vazhduar. Atëherë sot ishim të detyruar të kishim takim me të gjithë operatorët dhe mendojmë që për një muaj apo një muaj e gjysmë do të përfundojë ky problem i sistemimit të kabllove ajror në Lezhë, dhe nëse për një javë nuk do sjellin projektet e tyre do vazhdojmë me penalitete që na jep ligji”, tha Enver Hafizi.
 
Kabllot ajrore janë shtrirë në të gjithë qytetin e Lezhës dhe përbëjnë një pamje aspak të këndshme për një zonë turistike.
 
“Rrjeti kabllor i ndërfutur në rrjetin elektrik përbën një rrezik  të jashtëzakonshëm për qytetarët dhe jetën e qytetarëve. Menjëherë ato duhet të ndahen nga njëri tjetri dhe të zbatohen kriteret teknike ligjore në këtë drejtim. Natyrisht kriteret ligjore teknike kanë edhe atë estetike, se si duhet të lëvizin, natyrisht përparësi kanë rrjetet nëntokësore dhe kjo dihet tashmë, dhe kemi edhe në qytetet e tjera”, tha Jak Gjini.
 
Në shumicën e rasteve kabllot ajrore janë të vendosura pa leje dhe jashtë çdo kriteri teknik duke rritur më shumë rrezikun për banoret dhe kalimtaret. Për shkak se janë të shumtë në numër, ato ngjajnë me rrjeta merimangash që vetëm se zaptojnë gjithnjë e më shumë hapësirën ajrore.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Pranimi në KiE ‘mund ta ketë fatin si liberalizimi i vizave’

Pranimi në KiE ‘mund ta ketë fatin si liberalizimi i vizave’