KABUL- Ka shkuar në 21 numri i të vdekurve dhe 5 të plagosur, nga sulmi kamikaz i ndodhur mbrëmjen e të premtes, 17 janar 2014, në një restorant libanez, në Kabul të Afganistanit.
Kreu i policisë së Kabulit, gjeneral Mohammed Zahir, ka thënë se mes viktimave janë 13 të huaj dhe 8 afganë.
Ndërkohë që burime zyrtare nga Kombet e Bashkuara thotë se mes viktimave janë edhe 4 anëtarë të stafit të OKB-së dhe një pjesëtar i FMN-së.
Pas shpërthimit në restorant ka pasur edhe shkëmbime zjarri, për gati 20 minuta, ku është përfshirë edhe policia. Sulmi ka ndodhur në një moment kur 0restoranti ishte shumë i frekuentuar nga të huajt të cilët punojnë dhe jetojnë në Afganistan.
Talebanët afganë kanë marrë përsipër autorësinë e atentatin duke deklaruar se një numër i pa përcaktuar të huajsh, mes tyre edhe disa gjermanë, kanë humbur jetën.
Ndërkohë që një zyrtar i policisë afgane që ka hyrë në rrënojat e restorantit, ka shpjeguar për gazetarët e huaj se ka parë të paktën trupa të pajetë të 3 grave të huaja.
Restoranti ndodhej në zonën diplomatike, afër Ambasadës së Norvegjisë dhe një kilometer më larg ndodhen shumë Ambasada të tjera perëndimore.
Lajmi u perditesua
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com