KABUL - Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një sulmi vetëvrasës para ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes afgane si përgjigje kundër vizitës zyrtare në Kabul të Sekretarit të Mbrojtjes amerikane Chuck Hagel.
Një zyrtar i NATO-s tha se Hagel në momentin e shpërthimit ndodhej në një strukturë të sigurtë të Forcës Ndërkombëtare e Ndihmës për Sigurinë.
Një oficer i policisë afgane tha se viktimat ishin të gjithë civilë dhe se tre të tjerë të personelit të Ministrisë ndodheshin në mesin e të plagosurëve në shpërthimin e së shtunës.
Talebanët kanë marrë përgjegjësinë e sulmit. “Ky nuk ishte një sulm i drejtpërdrejtë, që ka si shënjestër Hagel-in por ne duam thjesht t’i dërgojmë një mesazh se ne jemi gjithmonë në gjendje për të goditur Kabulin”,- tha një terrorist taleban për agjencinë e lajmeve AFP në një bisedë telefonike.
Hagel mbërriti në Kabul të premten, në udhëtimin e tij të pare zyrtar jashtë SHBA-së si shefi i Pentagonit.
Hagel, një kritik i hershëm i luftës në Irak do të ndihmojë në përcaktimin e numrit të forcave amerikane, që do të mbahen në Afganistan deri sa NATO-ja përfundon misionin e saj luftarak në fund të vitit të ardhshëm.
Redaksia Online
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com