‘Kaçifa’/ Gazetari Artan Hoxha: Ekstremistët grekë në Bularat, të njëjtët që trazuan Himarën, kush ua mbylli sot gojën Metës dhe Berishës?

TIRANË- Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka qenë i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, ku ka komentuar varrosjen e ekstremistit grek, Konstantinos Kaçifa, por edhe atë që ndodhi sot në këtë fshat, ku mbi 1500 grekë me një flamur grek përcollën me thirrje anti-shqiptare për në banesën e fundit Kaçifan. Gazetari Artan Hoxha, ka thënë se të njëjtët ekstremistë grekë që ishin prezentë sot në Bularat, janë ata që kanë trazuar Himarën në zgjedhjet lokale. Hoxha ka thënë se Babis Karathanos, i arrestuar sot në Gjirokastër ka qenë prezent në Himarë më 2011.

Pjesëmarrja, e importuar nga Greqia. Kjo është një shfaqje e orkestruar, dhe njerëzit janë sjellë nga territori grek. Personi që ka qendruar në krye të tyre është shumë i njohur për shtetin shqiptar. Babis Karathanos, është i njohur në Shqipëri, ka qenë në vijimësi që është shfaqur sa herë ka patur situata të tensionuara apo situata të inskenuara. Më 8 maj 2011, ai ishte në Himarë për zgjedhjet lokale. Ish-deputeti ka qenë në Himarë, i shoqëruar nga anëtarë të Agimit të Artë. Në mënyrë demonstrative ka qenë në Himarë, ishte mbështetës i Bollanos, ishte i interesuar për himariotët dhe mbarëvajtjen e rezultatit. Ka bërë të gjitha përpjekjet që të fitonte Bollano. Në 2011, Bollano ishte përfaqësues i të djathtës se kishte mbështetjen e tyre. Pavarësisht denoncimit, aktivitetin e tij në dëm të Shqipërisë e njohin të gjithë. Rishfaqja e tij, nëse do t’iu kthehemi filmimeve të ngjarjes së Himarës, do të shihni të njëjtat fytyra. Ja pra, janë të njëjtët njerëz. Ata të Himarës, i kemi në Bularat. Ka një strukturë të qartë me qëllime anti-shqiptare. S’di çfarë duhet të bëjë më që të veprojë shteti shqiptar. Ata s’duhet të hynin as në Kakavije. Ai me origjinë është shqiptar i hershëm, me kombësi greke. Nuk e di çfarë duhet të cënohet më tepër se kaq që të kemi një reagim nga autoritetet. Ka buçitur në Bularat, hysteria anti-shqiptare. Autoritetet tona duhet të veprojnë, të konstatohet një shkelje nga qindra shkelje që ka bërë dhe të mbajë përgjegjësi. Nuk mund të bëjë askush, atë që kanë bërë sot ata në Shqipëri. policia serbe në Beograd veproi duke mos lejuar që të bëhej foto me simbolin e shqiponjës. Prandaj, uroj që autoritetet tona të veprojnë dhe të kenë dokumentuar një shkelje të Karathanos. Ai duhet të mbajë përgjegjësi si çdo shkelës ligji. Shumica e grekëve nuk ndidhen të përfaqësuar me atë që ka ndodhur.

Artan Hoxha, gazetari investigativ i Report Tv

Gazetari Artan Hoxha ka ngritur shqetësimin dhe një pyetje direkte lidhur me heshtjen e politikës shqiptare, ku përmend presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilët reagojnë për gjithçka, por sot për Bularatin kanë heshtur.

E gjitha është organizuar, jo për t’i bërë karshillëk politikës shqiptare, se ne i njohim. Të gjithë ata që nuk kanë vepruar sot, kuptohet se kush paguhet nga Greqia. Si ka mundësi që presidenti i Republikës, Ilir Meta që nuk lë mal e kodër pa shkuar, si nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë gjë por fshihet si struc? Kryeministri Edi Rama, sot nuk ka reaguar. Poshtë tij, ministri i Jashtëm, ministri i deleguar i brendshëm, nuk kanë thënë asnjë fjalë për të qetësuar popullin shqiptar. Deputetë të opozitës, kryetari i PD, nuk kanë reaguar. Janë përfaqësesë të kuvendit. Shefi i opozitës nuk thotë asnjë fjalë. S’ka reaguar për asgjë, të qetësonte simpatizantët e vetë. Do kishte kërkuar me urgjencë të mblidhej me urgjencë Këshilli i Sigurisë Kombëtare. U mblodh ky këshill për Balilin. Do mblidhej Parlamenti i Shqipërisë. Me pushkë e provuam, çfarë presim më? Erdhën sot dhe e demonstruan çfarë donin të bënin në Shqipërinë. E morën kufomën dhe e shfaqën si flamur i leckosur. Me thirrje anti-shqiptare, flamuj të Vorio-Epirit. Çfarë doni? T’ju bëjmë thirrje shqiptarëve që të mbrojnë vetë vendin e tyre. Ka heshtur njeriu që denoncon nga njeriu në darkë, Berisha nuk ka asnjë deklaratë të vetme. Këta që nuk lenë asnjë politikan pa sharë, çfarë dreqin ka ndodhur sot? Kush ua ka zënë gojën sot? Ku është elita e Shqipërisë? Pse nuk reagojnë pas asaj histerie që ka ndodhur atje? Tani, në kthim, ndalojnë Babis Karathano. Uroj të kemi së pari respekt për ligjet e vendit tonë. Po të hyni në arkivë e keni të filmuar atë person.

Artan Hoxha, gazetari investigativ i Report Tv

Gazetari Artan Hoxha, ka thënë se në ndryshim me kolegët gazetarë grekë, gazetarët shqiptarë kanë qenë sot në një situatë terrori.

Gazetari thotë se ata janë kërcënuar dhe sulmuar, ndërkohë që grekët kanë vijuar punën të qetë.

Mes tyre ka anëtarë të ish-forcave Speciale greke. Me flamuj të Vorio-Epirit. Kush është Vorio-Epiri? Është territori që duan t’i marrin Shqipërisë. Një shqiptar i thjeshtë përfundon në burg, dhe s’do t’ja dijë njeri. Si është e mundur që sot të na bëhet ky karshillëk dhe asnjë nga ata që e ka për detyrë sot kanë dështuar. Kanë tradhëtuar interesat e qytetarëve shqiptarë. Qytetarët shqiptarë sot ndihen të papërfaqësuar. Fakti që ne s’duam të prishim marrëveshjen me Greqinë, themi i mban Greqia me bukë. Jo mo jo, e mbajnë veten vetë me bukë se punojnë. Shteti grek i ka tejkaluar masat me shqiptarët që jetojnë në Greqi. Ata ekzekutojnë shqiptarë që kanë shkelur ligjin. Një tjetër problem që pashë sot është tmerri që kanë përjetuar kolegët tanë reporter, a thua se ishin në Athinë, ndërkohë që ishin në Shqipëri. Kolegët grekë kanë bërë çfarë kanë dashur. Shqiptarët janë penguar, janë kërcënuar, janë sulmuar. Si ka mundësi që grekët s’e bëjnë dot këtë gjë në Maqedoni? Ai vendi ku u vra terroristi do kthehet në vend pelegrinazhi. Nuk kishte rrugë tjetër, të gjitha tentativat për t’a heroizuar, kërkojnë të zbardhet e vërteta. Kush e pengon Vangjelin e LSI-së t’i kërkojë Kryemadhit që të japin të dhëna të gjithë institucionet. Pse duhet t’a bëjnë këtë gjë? Janë sulmuar autobusët tanë në Kapllaq, ishin në rrugë të Zotit, s’kishin lidhje me të tilla aktivitete.

Artan Hoxha, gazetari investigativ i Report Tv

Gazetari ka thënë se sot, autorët e masakrës së Peshkëpisë ku u vranë dy oficerë shqiptarë, janë rikthyer në vendin e ngjarjes.

Është shoqëruar Babis Karathanos dhe një tjetër. Janë kthyer mbrapsht 44 persona me simbole anti-shqiptare. Mes tyre kanë qenë edhe persona që kanë marrë pjesë në sulmin ndaj postës tonë të Peshkëpisë ku u vra drejtuesi Fatmir Shehu, ushtari Arsen Gjini dhe u morën peng ushtarë shqiptarë nga një komando grekë, bashkë me shqiptarë të tjerë me kombësi greke. Ata jo vetëm që s’kanë mbajtur përgjegjësi, por janë rikthyer sot sërish në vendin e ngjarjes. Dhe shqiptarëve iu kërkohet që të jenë gjakftohtë, çfarë duhet të bëhet më sot? U pretendua se Kaçifa u prek në ndërgjegjien kombëtare. Unë s’di ndonjë aktivitet përveç aktiviteve kombëtare që të ketë kaq shumë flamuj shqiptarë, e jo më flamuj të një shteti të huaj.

Artan Hoxha, gazetari investigativ i Report Tv

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 20/03/2019 11:17

    Enveri do i kishte ngulur mbi hunj e do i linte të qelbeshin ashtu siç u bënte konti Vlad Cépesh, osmanëve!

    Përgjigju
  • ben: 08/11/2018 23:13

    per nje duhet adhuruar enver hoxha se ishte atdhetar. e imagjinon dot njeri po te behej koj gje ne kohen e enverit

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 08/11/2018 21:10

    Artan Hoxha i madh je,por besoi se pajtohesh edhe me mua se meta ka qene i zanun duke kerkuar informacione per ministrin qe nuk e dekretoi kurse sali berisha shume i ngarkuar sebashku me salianjin,alibeajn,paloken,florrenc hoxhen,babalen e disa regjisor tjere qe te gjejne prova ose te fabrikojne tash ndaj dakos se Durresit,pasi babalja dhe Tahiri ju deshtuan ose ju kthyen si bajga turinjeve,po kush eshte ai shqiptar more Artan qe pret sali berishen e lul abshen te reagojne kur edhe ne vitin 2011 ishin ne koalicion me greket kunder PS-s sepse perfaqesohej me nje shqiptar,te gjithe shqiptaret e kujtojne thirrjen e tyre kunder shqiperise dhe Rames,prandaj heshtja e tyre eshte prove e qarte se ata jane te lidhur me greket dhe serbet.

    Përgjigju
  • Maks: 08/11/2018 19:26

    Artan te gjith politikanet tan e lan ne balt shqiperin e treguan dhe nje here qe jan te shitur tek greku e serbi tani ka ardh ora qe populli te vet organizohet dhe te mbrojn vendin nga kjo tradheti e madhe lavdi te pavdekshmit enver hoxha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat