BEOGRAD - Data e marrjes së statusit të vendit kandidat për Serbinë, varet kryesisht nga vazhdimi i dialogut të saj me Prishtinën. Deklaratën e bëri sot në Beograd, raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, i cili u shpreh gjithashtu se Serbia duhet të intensifikojë edhe luftën ndaj krimit të organizuar.
“Raundi i pestë dhe i gjashtë i bisedimeve midis kryeministrave, Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi, nuk është për fotografi, por që të dyja palët të tregojnë se janë të përkushtuara për të ardhmen”, ka thënë Kacin.
Thaçi dhe Daçiq kanë zhvilluar deri tani katër raunde bisedimesh. Takimi i radhës është parashikuar për në 19 shkurt.
Bisedimet, të ndërmjetësuara nga kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë si dhe avancimin e tyre në procesin e integrimit evropian.

Redaksia Online
(ln/arsh/shqiptarja.com)