Kaçinari i lënë 32 vjet në harresë, banorët ngrihen në protestë: Kërkojmë ndërtimin e rrugës

Degradimi i rrugës që i lidh me qendrën urbane, ngriti në protestë banorët e 7 fshatrave të Njesisë Administrative të Kaçinarit në Mirditë. Ata bllokuan për disa minuta rrugën pranë Bukmirës, në shenjë indinjate ndaj institucioneve vendore e qendrore që e kanë lënë në harrese këtë zonë.

Banorët thonë se prej tre dekadash, në këtë rrugë mungon edhe mirëmbajtja. Kjo situatë, ua ka vështirësuar ndjeshëm jetesën, duke sjellë braktisje në masë të zonës.

'Në zonën e Kaçinarit nuk ka investuar kush për uje e as për rrugë që prej 30 vitesh'- u shpreh një banorë.

'Te kjo rrugë nuk është venë dorë asnjëherë'- tha një tjetër. 'Ne s'kemi infermiere për të bërë gjilpëra!'- u shpreh një banor.

'Nuk ka njeri që të interesohet për këtë problem as nga Njësia Administrative as nga bashkia'- tha një tjetër banorë.

Mungese e infrastrukturës rrugore po pengon dhe zhvillimin e turizmit në këtë zonë, ndaj banorët apelojnë për ndërhyrje.

'Jo një herë, por është premtuar gjithhmonë në çdo fushatë!'- tha një banor.

Janë rreth 10 km rrugë nga Bukmira në Kaçinar e cila e ka bërë rrugën thuajse të pakalueshme, duke penalizuar qindra banor të këtyre zonave.

M.Q./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë