Kadare, për të dytën herë, kandidat
i çmimit britanik The Independent

Kadare, për të dytën herë, kandidat <br />i çmimit britanik The Independent
Këtë vit 16 libra, në 13 gjuhë të ndryshme të botës, mes tyre edhe shqipja, përbëjnë listën e gjatë të veprave më të mira të letërsisë së huaj të përkthyer në anglisht.

I themeluar nga gazeta The Indipendent, më 1990 si Çmimi i Letërsisë së Huaj, The Independent Foreign Fiction Prize, është i vetmi çmim i madh britanik që jepet për letërsinë e përkthyer në anglisht. Lista e shkurtër prej 6 titujsh shpallet ditën e enjte më 11 prill dhe fituesi, i cili i paraprin kësaj liste, do të nderohet në Royal Institute of British Architects, në Londër, në muajin maj 2013.

Midis emrave të shquar të letërsisë botërore është në këtë listë fituesi i çmimit të parë inaugural Man Booker International 2005, shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare me librin The Fall of the Stone City (në shqip “Darka e gabuar”, Onufri, 2009) përkthyer nga origjinali prej përkthyesit të talentuar John Hodgson. Ky libër ka patur shumë vlerësime në shtypin britanik për për Kadarenë por edhe për cilësinë e përkthimit nga shqipja. Eshtë hera e dytë që Kadare nominohet për këtë çmim. Herën e parë kryesoi listën The Independent 2007 pothuaj deri në fund, me librin e suskseshëm “Pasardhësi”, përkthyer në anglisht, prej frëngjishtes nga përkthyesi tjetër i Kadaresë, profesori i Princeton University, David Bellos.

Po ashtu bie në sy në këtë listë edhe nobelisti Orhan Pamuk me veprën “Silent House”.

Juria përbëhet nga pesë personalitete të shquar të botës letrare, kryesuar nga Editori Letrar i gazetës The Independent, Boyd Tonkin. Në juri është gjithashtu edhe Gabriel Josipoviç, Shkrimtarja dhe gazetarja e shquar turke Elif Shafak Elif Shafak

Lista e plotë e titujve dhe autorëve është:
-A Death in the Family, e Karl Ove Knausgaard, Black Bazaar e Alain Mabanckou, Bundu e Chris Barnard, Cold Sea Stories e Pawel Huelle, Dublinesque e Enrique Vila-Matas, HHhH e Laurent Binet, -In Praise of Hatred e Khalid Khalifa, The Detour by Gerrband Bakker, The Last of the Vostyachs e Diego Marani, The Sound of Things Falling e Juan Gabriel Vasquez, Traveller of the Century e Andrés Neuman, Trieste e Dasa Drndic, -Satantango e Laszlo Krasznahovkai, Silent House e Orhan Pamuk, The Fall of the Stone City e Ismail Kadare, The Murder of Halland by Pia Juul.
The Independent Foreign Prize nderon veprën letrare më të mire të një autori i cili jeton dhe është përkthyer në anglisht nga cilado gjuhë e botës dhe botuar në Britaninë e Madhe. Çmimi ka një vlerë prej £10,000 e cila ndahet në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit. Në vitin 1995 ky çmim shkoi te një familje, kur përkthimi prej gjermanishtes i Michael Hoffmann për librin The Film Explainer, shkruar nga babai i tij, Gert Hoffmann u shpall fitues. I vetmi fitues jo europian i këtij çmimi është Bao Ninh, me librin gjysmë-autobiografik , gjatë dhe pas luftës në Vietnam, The Sorrow of War. Dy fitues të këtij çmimi më pas u bënë Laureatë të Nobel-it: në vitin 1993 José Saramago dhe fituesi inaugural Orhan Pamuk më 1990.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve