Kadare, stili i kronikut
si një dhunti e paimitueshme

Kadare, stili i kronikut<br />si një dhunti e paimitueshme
Pushteti është çmenduri
Udhëtim nëpër histori: Tri janë tregimet e kandidatit shqiptar për Çmimin Nobel, Ismail Kadare, që ribotohen me titullin “Die Schleierkarawane” (Sjellësi i fatkeqësisë): Tregimet janë si vera, sa më e vjetër aq më e mirë. Nëse paraqiten te lexuesi shumë herët, nuk kanë ndikim. Po të bazoheshim në parimin e Ismail Kadare-së, kjo do të marrte disa qindra vjet, derisa procesi i “plakjes” së nevojshme arrihet. Sepse sipas tij, bëhet fjalë për shkrirjen e modelit arkaik në pëlhurën e jetës aktuale, apo në shndërrimin e ndodhive në ngjarje mitike, sepse vetëm në këtë mënyrë është e mundur që njerëzit të flasin për ata që vuajtën tmerret. Në mit, historia është atje dhe ende e largët.

Prej disa vitesh, shkrimtari shqiptar është një nga favoritët për të fituar Çmimin Nobel për Letërsi. Ai, për ta marrë mesa duket nuk do e marrë kurrë edhe pse është një nga shkrimtarët më të mëdhenj evropian. Roli i tij në Shqipërinë komuniste, nën regjimin e Enver Hoxhës është bërë shpesh objekt kritike, ai ishte anëtar i partisë dhe i parlamentit dhe ishte një nga të preferuarit e diktatorit.

Skenarët e maktheve surreale
Por çfarë do të thotë kjo, që letërsia e tij është një analizë e thellë dhe prezantimi i marrëdhënieve të shtypura? Kadare duhet të ishte i afërt për të depërtuar në këto analiza. Nuk ka asnjë shkrimtar, i cili është në gjendje të paraqesë atmosferën e frikës, dhunës, përgjimit, denoncimit dhe të oportunizmit, të gënjeshtrave dhe besëtytnisë dhe fuqinë e spekulimeve si ai. Ai e ngre me mjeshtëri imazhe të frikshme të shoqërisë në një skenar surrealist, duke i paraqitur si një realitet absurd, me një realizëm të ftohtë e të matur.

Ai shpesh kapërceu në tregimet e tij në periudha të ndryshme, në mënyrë që të tematizonte të tashmen shqiptare. Kështu në tre tregimet e tij “Die Schleierkarawane”, që ribotohen, tregime të nisura rishtazi, ai paraqet thuajse gjithçka në kohën e Perandorisë Osmane në Shqipëri. Çuditërisht, këto rrëfime janë publikuar për herë të parë në Gjermaninë lindore (DDR) në vitin 1987, në kohën e Perestrojkës. Joachim Röhm ka realizuar përkthimet e Kadares, duke i sjellë në një gjermanishte të përsosur.
 
(Botuar në Der Tagesspiegel, përkthyer në shqip me shkurtime)



Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari