AKSH hap 74 vende pune, Lame: O Kadastrën, o qokat! Jo ndërhyje për punësime, duam profesionistë

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka lajmëruar se janë 74 vende të lira puna që pritet të mbushen me specialistë e inxhinierë. Ka qenë Drejtori i përgjithshëm i kadastrës Artan Lame i cili me anë të një deklarate për mediat ka bërë thirrje të gjithë inxhinierëve që të aplikojnë për të konkurruar për pozicionet e punës të hapura në Kadastër.

Lame ndër të tjera ka bërë edhe një thirrje njerëzore dhe personale duke kërkuar nga njerëzit e familjes apo ata që e njohin nga afër që të mos i kërkojnë favore për të hyrë në punë apo të bëjnë ndërhyrje që të favorizojnë persona të caktuar.

Sipas Lames në Kadastër duhet të rritet ndjeshëm profesionalizmi në fushat e caktuar. Vendet e punës konkretisht janë hapur për profesionet si Inxhinier ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë; Gjeodezi dhe Topografi.

Lame ka thënë  se sfidat kryesore të Kadastrës sot janë dy: E para, avancimi i rishikimit hartografik të gjithë problematikave në rang vendi. E dyta, ngritja e nivelit profesional të punonjësve tanë.

Deklarata e plotë e Artan Lames:
Agjensia Shteterore e Kadastrës ka përmbyllur fazën e riorganizimit të saj dhe me kënaqësi ju bëj me dije se ky proces prodhoi një strukturë të re tërësisht të riorganizuar dhe eficente.

Por mbyllja e një procesi, hap menjëherë dyert për sfidën e rradhës.

Sfidat kryesore të Kadastrës sot janë dy: E para, avancimi i rishikimit hartografik të gjithë problematikave në rang vendi.

E dyta, ngritja e nivelit profesional të punonjësve tanë. Në këtë pikë mjafton të them se sot agjensia ka rreth 400 juristë të të gjitha shkollimeve, që nga ata me shkolla të mbaruara jashtë, e deri te ata me pasqyra e xhamlleqe. Dhe, me gjithe këta juristë, i vetmi rezultat ka qenë hapja e mijëra gjyqeve për çështje pronësie, me pasojat e trishta që i dimë të gjithë.

Po ka edhe më keq se juristët, pasi gjenden pa fund ekonomistë e biologë, historianë, sociologë, psikologë, e ku di unë çfarë tjetër, duke lënë në minorancë profesionet bazë të Kadastrës.

Nuk po i hyj këtu analizës se si është arritur ky deformim 20 vjeçar por, me keqardhje për fatin personal të secilit, deklaroj se reforma për rritjen e profesionalizmit do të vijojë.

Rishikimi hartografik e bën të domosdoshme thithjen e fluksit të inxhinierëve. Dhe pikërisht për këtë, në vendet që lirohen, duam të hapim garën për thithjen e profesionistëve të fushës.

Pra sot unë po lajmëroj hapien e garës për punësimin e 74 specialistëve në strukturën e AKSH me profesione:

-Inxhinier ndërtimi;

-Arkitekturë;

-Urbanistikë;

-Gjeoinformatikë;

-Gjeodezi;

-Topografi.

Saktësoj, jo punonjës me kontratë, por punonjës në strukturë.

Në veçanti, dua t’i bëj një thirje dy kategorive. Në rradhë të parë, djemve e vajzave që kanë vullnet për punë, të vijnë dhe të konkurojnë dhe të kenë besim tek unë dhe tek forcat e tyre.

Nga ana tjetër, ju lutem të gjithë miqve, të njohurve, të afërmve përfshirë gruan dhe prindërit e mij, kushërinjve, deputetëve e ish-deputetëve, ministrave e ish-ministrave, të majtë e të djathtë e të qendrës, ju lutem mos më ndërhyni për punësime. Shteti shqiptar, kadastra shqiptare dhe unë duam profesionistë, jo miq.

Në Kadastër ka me qindra profesionistë kokëulur, ka me dhjetra shefa e drejtorë që janë bërë të tillë pa futur mik, por thjesht me forcat, krahët dhe mendjen e tyre.

Të gjithë kërkojmë të zgjidhim nyje e pronës dhe nyja e pronës zgjidhet vetëm me profesionalizëm; dhe pastaj, të njëjtët njerëz që ankohen për cfarë kanë hequr, më kërkojnë me aman e me derman të fus në punë njërin a tjetrin jashtë profilit.

O më thoni të bëj Kadastrën, o më thoni të bëj qokat e miqtë, të dyja nuk bëhen dot!

Së bashku po e nisim edhe këtë reformë dhe vetëm së bashku mund ta çojmë atë përpara.

Ju faleminderit.

NR ASHK VENDE VAKANTE

1

DREJTORIA BERAT

1

2

ZYRA DEVOLL

2

3

DREJTORIA ELBASAN

2

4

DREJTORIA FIER

5

5

DREJTORIA GJIROKASTER

6

6

ZYRA HIMARE

2

7

DREJTORIA KAVAJE

2

8

DREJTORIA KRUJE

7

9

ZYRA KOLONJE

1

10

DREJTORIA KUKES

3

11

DREJTORIA LEZHE

6

12

DREJTORIA LUSHNJE

1

13

ZYRA MALESI E MADHE

1

14

DREJTORIA POGRADEC

6

15

DREJTORIA SARANDE

2

16

DREJTORIA SHKODER

3

17

DREJTORIA TEPELENE

2

18

DREJTORITE TIRANE

13

19

DREJTORIA VLORE

9

Gjithsej:
74

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aldo: 11/09/2019 11:32

    Ishalla po futen ne pune njerez te hajrit. Se aty nuk mbaron pune njeri, qenkemi ankuar kot ne Kohen e Dr.Berishes mbaroje pune me kollaj, por sot qenka tmerr. Lamja eshte ai qe e shkatroi sistemin me pacavuret e Legalizimit. Shikoni kush jane legalizuar gjithe bizneset gjithr pronat e shtrejta qe i moren per nje cop buke. Nderkohe qe fshatari qe ka ndertu ne token e vete se ca koken njeri, se ai nga fahati eshte. E more Lame more Lame, kur u sherove falenderove zotin qe te kthehu por mos harro....

    Përgjigju
  • Ilir: 11/09/2019 11:26

    Z.Artan ju jeni problemi i institucionit, pse: kerkon profesionalizem nderkohe qe vete je jashte profili. Ju jenu inxhinier Markshajder pra ing minierash, cpune ke me pronesine? Le qe ju jeni i gjithanshem. Historial gjeolog, kardiolog e shume loga te tjere. Jepini Certifikatat e Pronesise per pallatet qe ben investitoret dhe po e vuajne banoret. Turp

    Përgjigju
  • Ing.Sokrati: 11/09/2019 11:22

    Ti je bere kokrra e mashtruesit. 2 ankesa kam bere anje pergjigje. Ju e dini vetem se jeni Beu Shqiperise??? Gabohesh rende Zoteri! Ju do te mbani pergjegjesi per shkrirjen e Zyres se Regjistrimit dhe kthimin e saj ne sektor Legalizimi. A e di mor zoteri sa djers jane derdhur me e ndertu ate sistem. Po ti Inxhinier Tynelesh je, clidhje ke ti me Matjen e PRONES, AJO ESHTE EKSLUZIVITET VETEM I ING.GJEODET(TOPOGRAFEVE). Edhe dicka e keni bere Certifikaten e Pronesise Ankand kush paguan me shume merre sherbim te tjeret qe kane pak smbarojne pune. Turp o Lame

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja