55 punonjës te Kadastrës së Vlorës vijojnë ditën e dyte te bojkotit te punës. Ata qëndrojnë në ambientet e institucionit por nuk japin asnjë shërbim për qytetaret qe presin jashtë për shërbimet kadastrale – regjistrime prone, certifikata dhe dokumente të tjera.
Punonjësit kundërshtojnë vendimin për zhvendosjen e Kadastrës në Tiranë për disa arsye konkrete, siç është kostoja e lartë, pasi transferimi do t’i detyronte të paguajnë për strehim apo udhëtim të përditshëm në itinerarin Tiranë-Vlorë, 155 km. Po kështu akuzojnë drejtoreshën e përgjithshme të ASHK, për mungesë transparence, pasi ka nxjerrë urdhër pa konsultim me stafin.
“Përveç kohës të pamjaftueshme, çdo gjë tjetër është pamundur sepse jemi familjarë, kemi bërë investime kemi fëmijët këtu. Nuk mund t’i lëmë për 4 ditë dhe të shpërngulemi në Tiranë pa asnjë sqarim tjetër. Çfarë kemi ne në Tiranë? Nuk kemi as drejtorin këtu”, tha njëra prej punonjëseve.
“E para jemi familjarë. E kemi bërë punën me rigorozitet. Protokollohet një urdhër më datë 23, më 24 na kërkohet të vijmë në punë. E kemi bërë punën jo hile se është turp që jemi etiketuar si hajdutë. Këtu po digjet i njomi me të thatë. Ne nuk jemi lecka, kemi sakrifikuar. Fajtori të gjendet, qytetarët të na dalin krah. Po nuk gjetën zgjidhje me ne këtu, ku do ta gjejnë pastaj zgjidhjen njerëzit? Cili është interesi që qeveria e do hipotekën në Tiranë. Mos të fshihet drejtuesi, vetëm nga ana morale ai të ishte bashkë me ne këtu”, tha një tjetër punonjës.
Momente të forta emocionale janë regjistruar gjatë hyrjes së nën/drejtorit Sokol Shehaj, i cili u prit me duartrokitje dhe lot nga punonjësit. Ai tha se ka mbështetur protestën, ndaj sot është shkarkuar nga detyra.
“Unë ju bashkova punonjësve. Drejtoria ka qenë gjithmonë në qytetin kur duhej të ishte. Aty ku janë pronat, nuk mund të lëvizi në vende të tjera. Kjo ishte arsyeja që i mbështeta punonjësit dhe për arsye familjare të tyre. Ka ardhur në email për lirimin tim nga detyra si masë ndëshkuese për nënshkrimin e këtij institucioni”, tha Shehaj.
Punonjësit kërkojnë ndërhyrjen e përfaqësuesve ligjorë, deputetëve dhe drejtuesve politik për të garantuar dialog institucional, transparencë dhe rishikim të vendimit nga drejtoresha e përgjithshme Lorena Goxhobelli. Kujtojmë se transferimi i strukturave kishte nisur që nga viti i kaluar. Drejtuesi rajonal Albion Koçi dhe 25 punonjës janë zhvendosur tashmë në Tiranë, ndërsa 55 punonjësit e fundit duhet të lëvizin në kryeqytet deri në fund të janarit. Punonjësit kanë dërguar peticion drejtuar drejtores dhe kryeministrit, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit.
Vlora nuk është drejtoria e vetme që i ka kaluar zyrat kadastrale në Tiranë, pasi edhe për Durrësin, Shkodrën, Kavajën, Krujën, Vorën dhe Kamzën, këto shërbime ofrohen nga kryeqyteti, ku pjesa më e madhe e tyre bëhen online.
Komente









Kryekput te korruptuar! E di mire kujt i eshte dashur te perballet me keta!
PërgjigjuKemi tre vjet dhe nuk na japin çertifikat pronsir
PërgjigjuNjë vendim që duhej të merrej vite më parë lotët e punonjësve thjesht lotë korkodili.
Përgjigju