Vijon regjistrimi i shtëpive të vjetra në Gjirokastër, Lame: Ka banesa të certifikuara edhe më 20 bashkëpronarë
Gjirokastra si qytet historik, e mbart shumë këtë kategori, të shoqëruar edhe me problematika të pafundme të trashëguara, si mungesa e dokumentacionit historik, djegia e Kadastrës në vitin 1997, mosmarrveshjet midis trashegimtarëve.
Redaksia 4 Shtator 2021, 13:53 | Përditesimi: 4 Shtator 2021, 18:52
Kadastra Shqiptare po kryen procesin e regjistrimit të shtëpive para viteve 1991, në kuadër të zbatimit të ligjit 20/20 “për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”.
Këtu hyjnë jo vetëm shtëpitë e ndërtuara gjatë kohës së komunizmit, por ky proces përfshin shtëpitë e ndërtuara që nga koha otamane dhe ajo e Zogut.
Veçanërisht numri më i madh i tyre gjendet në qytetet historike si Gjirokastra, Berati, Kruja, Korça, etj, ku objektet i kanë mbijetuar kohës dhe i janë nënshtruar procesit të certifikimit.
Drejtori i Kadastrës Artan Lame së bashku me drejtorin rajonal te Gjirokastrës Florjan Taçi, kanë dorëzuar certifikatat e pronësisë për rreth 80 banesa të këtyre kategorive.
Gjirokastra si qytet historik, e mbart shumë këtë kategori, të shoqëruar edhe me problematika të pafundme të trashëguara, si mungesa e dokumentacionit historik, djegia e Kadastrës në vitin 1997, mosmarrveshjet midis trashegimtarëve, etj.
“Mjafton të themi këtu që midis banesave të certifikuara ka edhe të atilla me mbi 20 bashkëpronarë. Ështe i kuptueshëm durimi që duhet të ketë Kadastra në trajtimin e këtyre rasteve”, është shprehur Lame.
Kësaj i shtohet edhe rasti qe siç diskutoi një prej banorëve gjatë takimit, duke thënë që të vetmet dokumenta që kishte për banesën ishin të kohës së Luftës së Jemenit të vitit 1892. Lame u përgjigj “që pasi bëmë legalizimet e kohës së Saliut, tani po regjistrojmë edhe shtëpitë e kohës së sulltan Abdyl Hamidit”! Në fund Lame tërhoqi vëmendjen e të pranishëmve në përdorimin e e-albanias.
Lame eshte me mire qe ta japesh doreheqjen nuk je i zoti per kete pune,, 20 çertifikatat per 1 objekt i leshojne te korruptuarit qe ti ke vendosur neper drejtori,mjaft bere shouu me letra ne dore,,vetem hipoteka e vlores ka sjell nje dem kolosal ne popullesin vlonjate duhen 100 vjet te mbyllen krimet,,dhe kjo per fajin tende dhe julian metushit.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
T'i mbyllë
80.1%
Vendos filtra
16.6%
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8190
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
Lame eshte me mire qe ta japesh doreheqjen nuk je i zoti per kete pune,, 20 çertifikatat per 1 objekt i leshojne te korruptuarit qe ti ke vendosur neper drejtori,mjaft bere shouu me letra ne dore,,vetem hipoteka e vlores ka sjell nje dem kolosal ne popullesin vlonjate duhen 100 vjet te mbyllen krimet,,dhe kjo per fajin tende dhe julian metushit.
Përgjigju