TIRANE- Deputeti i Lezhës, Gjovalin Kadeli i cili fitoi mandatin nën logon e PD-së, i ka kthyer përgjigje Palokës për reagimin që bëri pasi Kadeli publikoi vendimin e tij për të kaluar tek LSI. “Kisha bërë kontratë me Berishën, dhe jo me Palokën”, tha Kadeli. Meta tha: “Eshtë i mirëpritur”.
Largimi i deputetit Gjovalin Kadeli i cili garoi nënsiglën e Partisë Demokratike në Lezhë zyrtarisht është në LSI. Pas reagimit të Partisë Demokratike, nëpërmjet Edi Palokës, dje ka ardhur edhe kundërpërgjigjia nga deputeti Kadeli. Deputeti i Lezhës ka deklaruar se është i majtë, dhe do të mbetet i majtë. Madje ai nënvizoi se kontrata me PD ishte lidhur me Berishën dhe jo me Palokën (që mban postin e kryetarit të grupit të PD).
“Është një lëvizje e cila e ka gjenezën e saj në gjenezën time, pasi unë kam qenë jam dhe do të jem i majtë. Këtë e kam deklaruar publikisht dhe në kohën kur kam kërkuar të jem deputet i Partisë Demokratike. Deputet i PD unë isha si rezultat i një marrëdhënie me doktor Berishën, të cilin vazhdoj ta vlerësoj për korrektësinë e treguar jo vetëm me mua por edhe me dy kolegët e mi, të cilët votuan, mbajtëm qeverinë në atë kohë kur vendi kishte nevojë më shumë se kurrë për vazhdimin e qeverisjes për zgjedhje të qeta e të lira, të cilat u realizuan falë atij veprimi të dy kolegëve të mi të PS. Koha na dha të drejtë ashtu siç hodhi poshtë zërat për manipulim, për trafik e ku di unë se çfarë të cilat llomotiten nëpër kuzhinat politike të PD të individëve të veçantë.", tha Kadeli.
Deputeti i PD-së i ka kërkuar Palokës që të jetë i kujdesshëm me deklaratat e tij, pasi puna që ka bërë ai në Lezhë u reflektua në këto zgjedhje, duke emëruar drejtues institucionesh në këmbim të parave, çka solli dhe humbjen e Partise Demokratike. "Dua t’i kthej një përgjigje z.Paloka që uroj të jetë i kujdesshëm dhe i përgjegjshmë në të gjitha ato çfarë ai lançon, pasi veprimet e z. Paloka ne i pamë në këto zgjedhje. Ashtu siç pamë tek PD në këto zgjedhje drejtues të element institucionesh drejtues të cilët kishin degraduar deri në atë pikë sa merrnin 2-3 mijë euro për një person të punësuar. Këto janë ato që z.Paloka ka emëruar të cilat u bënë shkak për largimin e PD nga pushteti.
E rëndësishme është që të kuptojmë se z.Paloka ka të drejtë sot pasi është gdhirë me një deputet më pak, por dua që të jetë i vëmendshëm pasi unë kam informacione të bollshme për secilin prej kolegëve deputet të PD, ashtu siç shumicën prej tyre i vlerësoj për ndërgjegjen dhe korrektësinë e tyre gjatë kësaj kohe që unë kam qëndruar pranë atij ekipi.", nënvizoi Kadeli. Në këtë mënyrë grupi parlamentar i kësaj partie të zgjerohet në 19 deputetë, ndërsa mazhoranca në total arrin në 85 deputë. Opozita zbret në 55 deputetë. Menjëherë pas deklaratës së Kadelit reagoi dhe kreu i grupit PD-së, Edi Paloka tha se Kadeli dëshmoi se erdhi tek PD për përfitime vetjake.
Reagimi i Metës
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka reaguar paraditen e djeshme mbi largimin e Gjovalin Kadelit nga Partia Demokratike tek Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas Metës, Kadeli është i mirëpritur në gjirin e së majtës sepse i përket së majtës. “Gjovalin Kadeli integrohet natyrshëm tek LSI sepse i përket së majtës”. Reagimi i Metës vjen pas vendimit të së mërkurës të deputetit Kadeli për t'u larguar nga grupi parlamentar i PD-së dhe për t'iu bashkuar grupit të LSI-së.
PD, Deda: Do mbaj mend gjatë pabesinë e Kadelit
Deputetja e PD-së e dalë në qarkun e Lezhës Alibina Deda tha se Kadeli nuk ka bërë fushatë, dhe është mbyllur në shtëpi. Në një reagim në Facebook ajo tha: “Erdhi disa herë me ne dhe u mbyll brenda ditët e fundit nga frika e zbulimit se ishte me LSI-në. Por frika nuk do ti ndahet tashmë asnjë minutë të jetës së tij... në Mirditë pabesia mbahet mend gjatë dhe një nga ata jam unë, Partia Demokratike me demokratët e vërtetë që pranuan të ulen në një sofër me të vetëm e vetëm që të mbështesnin PD e Berisha me listën e kandidateve të Qershotit 2013”.
Shkrimi u publikua sot (1.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com