Kadilli në 'Kontrast': Zgjedhjet e pjesshme, të panevojshme! Duhet rishikuar ligji elektoral! Opozitës i mungojnë në inventar 50% e votuesve të saj

Ish-deputeti demokrat, Fatbardh Kadilli, tha për ‘Kontrast’ se zgjedhjet e pjesshme lokale treguan që 50% e demokratëve nuk pajtohen as me Berishën dhe as me Bashën. Sipas tij, i pari përfaqëson të shkuarën, ndërsa i dyti është një humbës serial që nuk reflekton.

Kadilli shtoi se fitorja e Berishës në Shkodër apo votat e disa kandidatëve të tij tregojnë se zgjedhjet nuk janë prekur.

“Rezultati konfirmoi atë që kam paralajmëruar, madje shpesh herë edhe i vetëm, sepse gjithmonë njerezit kanë menduar që zgjidhja vjen nga një lider. Janë mësuar ta gjejnë zgjidhjen nga dikush dhe jo nga përpjekja e tyre. Unë e kam parashikuar që për çdo votë të PD-së, ‘Foltorja’ plus LSI-ja do të marrin dy vota. Dhe pak a shumë ashtu doli rezultati, 1 me 2. Por nuk jam i gëzuar, sepse nëse e kemi paralajmëruar më të keqen, kjo nuk do të thotë se e keqja na gëzon. Rama rikonfirmoi sot rezultatet e veta në mënyrë të panjollosur, sepse në 25 prill 2021 është i njollosur nga akuzat. Afërsia e rezultatit të bën të dyshosh se nuk i ka future duart në zgjedhje. Ne kemi rastin e Dibrës ku me pjesmarrje më të ulët se zgjedhjet e mëparshme, kandidati i Berishës ka më shumë vota. Çfarë mund t’i themi këtij rasti? Pra nuk i janë prekur votat. Rezultati real i votave është që 15% i merr Basha, 20% i merr Berisha dhe pjesa tjetër nuk voton fare. Opozitës i mungon në inventar 50% e votuesve të saj. Një shumicë e heshtur e opozitarëve nuk gjejnë përgjigjë as te Berisha, as te Basha. Sepse njëri është e shkuara ndërsa tjetri është një humbës përsëritës që nuk lodhet” - tha Kadilli për 'Kontrast' në Report TV.

Nëse një bashki mbetet pa kryetar një vit para zgjedhjeve të ardhshme, nuk është e nevojshme të ketë zgjedhje të reja. Ky është propozimi i Fatbardh Kadillit, i cili për emisioin ‘Kontrast’ tha se kjo situatë nuk i motivon qytetarët.

Ish-deputeti propozoi rishikimin e ligjit elektoral dhe shpjegoi pse ishin të panevojshme zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki.

“Këto zgjedhje ishin të panevojshme dhe duhet parë ligji elektoral. Madje është fyese për votuesit. Pse duhet të zgjidhen për një vit kur buxhetin ia ka miratuar paraardhësi. Kjo nuk i motivon qytetarët të votojnë. Kështuqë duhet parë ligji që nëse ka mbetur më pak se një vit nga përfundimi i mandatit të mos ketë zgjedhje” – tha ai për ‘Kontrast’ në Report TV.

I pyetur për deklaratat e Berishës dhe Bashës pas rezultatit të 6 Marsit, Kadilli tha se të dy së bashku janë arsyeja kryesore pse gjysma e opozitarëve nuk iu përgjigjen thirrjes për pjesëmarrje.

“Janë të dy shumë të natyrshëm dhe të sinqertë. Basha tha se është gati të bëjë gjithçka ta mbajë Partinë Demokratike. Ndërsa Berisha thotë ‘meduza’ dhe e ka me Ramën. Ajo që kanë nevojë njerëzit është opozita reale. Basha dhe Berisha nuk fitojnë dot as së bashku, as të mbledhur e as të shumëzuar. A kanë ndjekës? Sigurisht që kanë sepse kanë fanatikë që u kanë bërë ndere. Por fakti që gjysma e opozitarëve nuk u erdhën në zgjedhje domethënë që nuk presin gjë prej tyre” – deklaroi Kadilli.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar