Kadilli: Sado e pabarabartë gara, i vendosur që të vijoj betejën për ndryshimin e PD

 

Kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar ka folur për mediat dhe ka shprehur vendosmërinë për të vijuar garën e tij deri në zgjedhje më 13 qershor.

"Duhet t’u jap shpresë të gjithë shqiptarëve sepse nesër do kemi një PD më të madhe se kryetari, një PD më të madhe se vetë PD-ja, për të bërë një Shqipëri të shekullit 21. Një PD e shekullit 21, një PD e ndryshuar mund të ndryshojë Shqipërinë. Nuk ndryshojmë dot kundërshtarin, do të ndryshojmë veten dhe aleanca jonë e vetëm është që përballë krimit të kemi qytetarin. Qytetarët nuk mund ti akuzojmë, qytetarëve t’u japi shpresë. Unë që flas, jam për qytetarin që është politik, jo qytetari që e trajtojmë vetëm me oferta materiale. Besimi është ajo që do të krijojë me qytetarin. Do t’ia dalim, jam i bindur. Demokracia është e vështirë, është gjatë është rrugë për votën është rrugë për çdo moment lirie, është vetëm një brez larg prandaj duhet ta mbrojmë të gjithë ne. Jam i vendosur për t’i shkuar deri në fund përtëritjes së gjithë energjive, jo vetëm të PD-së, por të gjithë shoqërisë shqiptare", tha ai.


Lajmi kryesor:

Më 13 qershor PD shkon në zgjedhje, Basha s'jep as formalisht dorëheqjen: Do ju tregoj si Rama s'do i vjedhë më votat, do jem në Kuvend në shtator! Kadilli: Basha s'reflektoi


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë