Kadiu demaskon shifrat e qeverisë: Ja pse shqiptarët punojnë për majën e piramidës

Kadiu demaskon shifrat e qeverisë: Ja pse shqiptarët punojnë për majën e piramidës

Deputetja e PD-së, Fatbardha Kadiu

Deputetja e PD-së, Fatbardha Kadiu, duke analizuar statistikat zyrtare të qeverisë, ka nxjerrë në pah një fakt domethënës që tregon shumë për situatën ekonomike ku ndodhen njerëzit e thjeshtë dhe cila shtresë po përfiton aktualisht.

Nëpërmjet një statusi të postuar në Facebook, deputetja demokrate shprehet se Shqipëria ka raportin më të lartë të shpenzimeve për ushqime mbi GDP sipas statistikave, gjë që do të thotë se rritja e GDP-së i shkon vetëm një grupi të vogël individësh dhe se të gjithë në këtë vend po punojnë për majën e piramidës.

Shqipëria për vitin 2016 kishte rritjen më të madhe të GDP-së (produkti i brendshëm bruto), sipas statistikave zyrtare. Por po sipas këtyre statistikave Shqipëria ka raportin më të lartë të shpenzimeve për ushqime mbi GDP. Çfarë është kjo?????? Rritja i shkon vetëm një grupi shumë të vogël individësh. Sistemet e rishpërndarjes së të ardhurave apo ‘të mirave’ përmes shërbimeve dhe të mirave publike nuk ekzistojnë më. Të gjithë në këtë vend punojnë vetëm për majën e ‘piramidës.

Deputetja e PD-së, Fatbardha Kadiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)