Evi Kokalari ‘shpërthen’ kundër Belind Këlliçit: Manipuluat votat, jam gati të flas me emra e me fakte nëse e bëni edhe të premten

Evi Kokalari ‘shpërthen’ kundër Belind Këlliçit: Manipuluat votat, jam gati të flas me emra e me fakte nëse e bëni edhe të premten

TIRANË- Evi Kokalari ka akuzuar Belind Këlliçin se ka lobuar tek anëtarët e Këshillit për t’i dhënë votat që i siguruan një vend në Kryesinë e Partisë Demokratike. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kokalari shkruan se ajo e di shumë mirë sesi dolën më të votuarit Këlliçi e Fatbardha Kadiu. Sipas saj, nuk është e etike që të lobohet kundër anëtarëve të tjerë të Partisë Demokratike.

Kokalari shkruan se ky mund të konsiderohet manipulim i vullnetit të lirë, ndërsa përmes lobimit lanë jashtë kryesisë deputetë që i kanë qëndruar në krah Sali Berishës që nga fillimi. Ajo thotë se është e gatshme që të flasë me emra e me fakte konkrete nëse manipulojnë votat në votimin e së premtes për nënkryetarët e partisë dhe sekretarin e përgjithshëm.

"Turp të të vijë që orientove votat për Kryesinë e PD!Nuk dua të dëgjoj më që Belind Kelliçi dhe Fatbardha Kadiu kanë qenë më të votuarit në Kryesi. Dhe hipokrizinë e Belindit kur thotë se është i prekur nga kjo dashamirësi në votim, kur e di fare mirë si e arriti, bën mirë ta përdorë për ata që e rrethojnë dhe jo për njerëzit me IQ të konsiderueshme.Turp ti vi Belindit dhe shokëve të tij të ngushtë që nxorën anëtarë të Këshillit dhe anëtarë të Forumit Rinor të lobojnë për të dhe për Fatbardha Kadiun në 22 Maj. Nuk është aspak etike që një anëtarë i Këshillit të lobojë për miqtë e tij kundër anëtarëve të tjerë. Ky quhet orientim vote dhe është një lloj manipulimi i vullnetit të lirë. Ky akt duhet të ndëshkohet nga Komisioni i etikës nëse PD do këtë një.

Turp edhe për ata që nisën një listë lobimi për Kryesi në mëngjesin e 22 Majit, duke lënë jashtë deputet dhe njerëz që vërtet i janë gjendur Sali Berishës pranë që ditën e parë dhe që doktori i kishte dhënë një shans të barabartë për Kryesi, ashtu siç dhe e meritonin. Ju jeni po aq të shantazhueshëm sa ishit me Lulzim Bashën, dhe helbete ju jeni të fundit që ju bashkuat karvanit të Berishës. Ja, ky është karakteri, integriteti dhe hipokrizia juaj.

Kam katër javë që bëj luftë pikërisht për të mbrojtur votën e 22 Majit dhe të 3 Qershorit, dhe nuk do t’ju lë t’i merrni votë individëve si Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj dhe disa të tjerëve nëse ata kandidojnë këtë të Premte. Këta e kanë treguar integritetin dhe kapacitetin e tyre dhe kanë aq dinjitet që mos ngelen krijesa të lobimeve. Jam gati të flas në detaje nëse kandidaturat dhe votat e të Premtes manipulohen/orientohen. Do flas me emra, mbiemra dhe fakte", shkruan Kokalari.

Tre ditë më parë Këshilli Kombëtar i dalë nga Komisioni i Rithemelimit ka zgjedhur 20 anëtarët e kryesisë, ku më i votuari Ishte Belind Këlliçi dhe Fatbardha Kadiu. Në kryesi u fut edhe deputetja Ina Zhupa e cila iu bashkua Berishës në kuvendin e 30 prillit, ndërsa u rikthye edhe Jozefina Topalli.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim