Kadiu: Ekonomia familjare, në pikën e fundit, biznesi i vogël po falimenton

Kadiu: Ekonomia familjare, në pikën e fundit, biznesi i vogël po falimenton

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka ngritur alarmin për politikën që po ndjek qeveria shqiptare ndaj biznesit të vogël, që nëse nuk ndihmohet përveçse rrënon ekonominë e qytetarëve të thjeshtë, do të ngadalësojë edhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. 

Nuk mjafton ajo çka artikulon prej kohësh opozita, FMN, Banka Botërore, teka së fundmi edhe BERZH raportoi se nëse biznesi i vogël nuk ndihmohet integrimi në BE do të ngadalësohet. Jetesa e një shqiptari të thjeshtë është kthyer në një makth për shkak të politikave çnjerëzore që po ndjek kjo qeveri e harbuar, duke vendosur taksa e tarifa ku të mund. Ekonomia familjare është në pikën e fundit të saj, por kriminelët e qeverisë vazhdojnë të rrahin me taksa të larta dhe me pushtet absolut qytetarin e thjeshtë.

Fatbardha Kadiu

Sipas deputetes demokrate, në Durrës, sikurse në të gjithë Shqipërinë, me skemën e hajdutëve, rreth 8000 subjekte do të duhet të bëhen objekt i TVSH-së. 

Pas një takimi me një sërë biznesesh, të cilat do të bëhen objekt i TVSH-së, konstatova listat e tregtarëve për blerjet me ‘veresi’ të cilat janë të pafundme duke i degraduar ata drejt falimentimit. Në një bashkëbisedim me qytetarët vura re se, ata kanë listuar një listë të gjatë mbi barrën e tepërt të shtuar tek secili prej tyre: Na rritën tatim fitimin, Na rritën kostot administrative, na rritën taksën e pronës, na rritën çmimin e ujit, na kërkojnë të blemë sahate uji të reja, na rritën çmimin e energjisë, na rritën çmimin e naftës, na rritën koston e transportit, më pak njerëz na afrohen tek bizneset tona; më e vogël fuqia blerëse e secilit konsumator, më të larta çmimet e produkteve të blera për tregti, Na mbytën e thënë ndryshe, falimentojmë, fëmijët nuk i ushqejmë dot më.

Fatbardha Kadiu

Gjithashtu, deputetja e PD-së nënvizon se ky shtet po u merr frymën dhe paratë nga xhepat e tyre për të mbushur thasët e korrupsionit. 

Ky shtet vetëm shtet nuk po bën! Në qarkun e Durrësit, kam konstatuar që operojnë rreth 15 000 mijë biznese, nga të cilat afro 11000 janë biznes i vogël. Ai biznes ku vetëm biznes nuk është por një aktivet me të cilën një familje normale mban me bukë fëmijët. Rrezikojnë rreth 8000 biznese të mbyllen në sezonin e ardhshëm.

Fatbardha Kadiu

Sipas saj, si asnjëherë më parë, në paketën fiskale të qeverisë Rama dhe jo pak por në vitin e 5-të të qeverisjes, ata ulin në mënyrë drastike taksat për bizneset me 5 yje e klientët e tyre dhe në të njëjtën kohë rëndojnë po në mënyrë drastike në xhepat e biznesit të vogël.

Biznesi i madh prish tregun duke bërë shitje pa faturë. POR Individi tregtar i paregjistruar shet sa për të nxjerrë shpenzimet e ditës dhe në fund të ditës për të mos e hedhur mallin e shet dhe me kosto.

Fatbardha Kadiu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)